• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Konflikti i interesit’/ Procedim disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

by Java News
20/10/2021 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur procedim disiplinor ndaj tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj – pas referimit nga ONM për ‘konflikt interesi’.

Nga Edmond Hoxhaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nisur procedim disiplinor ndaj nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe dy anëtarëve të tjerë, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj.

Procedimi disiplinor ka nisur në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konfikt interesi në promovimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa kishin të punësuar familjarët e tyre në këtë institucion.

Nisja e procedimit për tre anëtarët u njoftua nga KLP të mërkurën, së bashku me vendimarrjet e mbledhjes plenare. Sipas njoftimit të KLP-së, anëtarët Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj i kërkuan gjatë mbledhjes kryetarit Gent Ibrahimi që t’i drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.

“…të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, duke pretenduar se nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa nga ana tjetër mund të jenë vetë subjekte të procedimit disiplinor,” thuhet në njoftimin e KLP-së mbi kërkesën e tre anëtarëve.

Këshilltarja për mediet pranë ILD, Mimoza Koçiu i tha BIRN se informacioni i paraqitur është në proces shqyrtimi administrativ.

Tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u referuan për ‘konflikt interesi’ në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë prej 15 prillit 2021 nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërsa verifikimi i rastit nisi tre muaj më pas, më 8 korrik.

Sipas informacionit të ONM-së, në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat në këtë institucion, ndërsa nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

I pyetur për procedimin disiplinor, nënkryetari Alfred Balla i tha BIRN se denoncimi ishte një gjueti shtrigash ndaj tre anëtarëve të Këshillit dhe e lidhi këtë me pozicionin e kryetarit të ardhshëm të KLP-së.

Ai mohoi ‘konfliktin e interesit’ në votimin e Imerajt dhe shtoi se përpara se ta zgjidhnin në Prokurorinë e Tiranës, e kishin zgjedhur atë edhe në SPAK ‘nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve’.

“Më duket habi dhe i stisur ky sulm, pasi e mendoj pse vetëm për ne të tre të zgjedhurit nga parlamenti që kemi mandat 5 vjeçar dhe jemi kandidatura potenciale për drejtues të KLP?”, tha Balla përmes një mesazhi të shkuar.

“Çuditem se nëse paska punuar nipi im informaticien disa muaj në prokurori, s’ka lidhje fare me Elisabetën, pasi unë Elisabetën e kam gjetur drejtuese. Por edhe sikur ta dija që nipi ka punuar aty sekretar disa muaj (bënte statistika) është punë e tij,” shtoi Balla, duke theksuar se aty kanë punuar edhe të afërm të prokurorëve. BIRN

 

Next Post
Të pajisura me barkod dhe elementë sigurie, prezantohen targat “moderne” për makinat (Foto)

80 mijë targa me flamurin e kuq /Gonxhe: Duhet ndërhyrja e policisë, jo më amnisti për të "fortët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In