• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti i gjatë për pronën, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin

by A R
24/11/2025 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të hënë, më 24 nëntor, se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit F.D. dhe Sh.D., të akuzuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur më 14 nëntor 2024.

Të dy vëllezërit do të përballen me akuzat për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/2, 25, 278 dhe 279/1 e 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, Prokuroria ka konkluduar se provat e mbledhura krijojnë bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer fillimisht tentativën e vrasjes ndaj E.R. më 8 nëntor 2024 dhe më pas ekzekutimin e tij më 13 nëntor 2024.

Konflikt i gjatë për pronën

E.R. kishte ndërtuar ndër vite dy pallate dhe një vilë në Tiranë, të cilat i menaxhonte duke i dhënë me qira. Konflikti me dy të pandehurit kishte nisur prej shumë vitesh, pasi lokali i vëllezërve kufizohej me atë të viktimës dhe një pjesë e tij ishte ndërtuar në tokën që i përkiste E.R.

Sipas Prokurorisë, mosmarrëveshjet u thelluan për shkak të interesave pasurore. Viktima u kishte kërkuar të pandehurve të lironin pjesën e zaptuar të tokës, ndërsa më vonë kishte propozuar edhe mundësinë e ndërtimit të një pallati të ri. Ky propozim, sipas hetimeve, i ka bërë të pandehurit të kuptonin se në rast zhvillimi ndërtimor viktima do të kërkonte pjesën e tij takuese, gjë që do t’u cenonte sipërfaqen e tokës të zaptuar në mënyrë të paligjshme.

“Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetuesit thonë se Sh.D., me profesion oficer policie, ka planifikuar vrasjen me paramendim së bashku me vëllain e tij F.D.

Planifikimi i vrasjes

Hetuesit thonë se Sh. D. ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.

Next Post
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In