Konflikti i armatosur në Laç, “arrest me burg” për Calin: Pas ngjarjes fola me Tahirin
Gjykata dha sot masën e sigurisë për shtetasin Gjergj Cali, i përfshirë në konfliktin e armatosur me ish-deputetin e PS Armando Prenga, javën e kaluar.
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Calin, nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “plagosjes”.
Në dëshminë e tij në Gjykatë, Cali deklaroi se “na kanë vrarë në komisiariat. Kur na kanë qëlluar, kam qenë 30 cm larg policisë. Deputeti Armando Prenga na vrau dhe tani do të na burgosë”.
Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore Cali ka pranuar se ka pasur komunikime edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Pas ngjarjes kam folur me ministrin Tahiri dhe më tha ‘çdo gjë është në rregull’”, tha Cali.
Gjykata e Lartë do të vijojë seancën me Anton Lekën, Gazmir Jushin dhe Armando Prengën.
Pas deputetit Prenga, para Gjykatës së Lartë do të dalin edhe Nikoll dhe Gjok Cali.