• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikti/ Biden i drejtohet kombit: SHBA mbështesin Izraelin, ka të drejtë të përgjigjet. Mes pengjeve të Hamas, edhe shtetas amerikanë

by Java News
10/10/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i është drejtuar kombit me një fjalim për përplasjet e fundit të armatosura në Rripin e Gazës.

“Ne qëndrojmë më Izraelin dhe kujdesemi që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet”, tha ai.

“Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim,” shtoi ai.

“Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore,” tha ai, duke shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të “qëndrojnë të bashkuar” me Izraelin.

Biden gjithashtu bëri të ditur se të mbijetuarit e Holokaustit janë ndër ata që mbahen peng nga Hamasi. Të paktën 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani, ndërsa mes pengjeve të marrë nga Hamas ka dhe shtetas amerikanë.

“Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre”, shtoi Biden.

“Ne duhet të jemi të qartë: Ne qëndrojmë me Izraelin. Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes”, tha presidenti.

Gjithashtu ai deklaroi se SHBA-të do të rrisin ndihmën shtesë ushtarake për Izraelin. “Ne do të sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë municionet në këtë moment këto kritik dhe do të vazhdojë të mbrojë qytetet dhe qytetarët e tij. Kongresit do t’i kërkohet të ndërmarrë “veprim urgjent” për të financuar kërkesat e sigurisë kombëtare të “partnerëve kritikë” të SHBA-së.

“Kjo nuk ka të bëjë me parti apo politikë. Ka të bëjë me sigurinë e botës sonë,” shtoi ai.

“Më lejoni t’ju them përsëri, për çdo vend çdo organizate, kujtdo që mendon të përfitojë nga situata, unë kam një fjalë: Mos!”, tha Biden./m.j

Next Post
Veliaj në Kanada, takon kryetarin e Bashkise se Otavës: Bashkëpunim kulturor mes dy qyteteve; Forcojmë edhe më shumë lidhjen mes komuniteteve

Veliaj në Kanada, takon kryetarin e Bashkise se Otavës: Bashkëpunim kulturor mes dy qyteteve; Forcojmë edhe më shumë lidhjen mes komuniteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com