• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu”/ Eksperti i sigurisë flet për ekzekutimet mafioze: Po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje

by Java News
03/06/2021 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi nuk po gjen qetësi nga krimi, ku ekzekutimet thuajse në të njëjtën mënyrë, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se fatkeqësisht këto ngjarje janë edhe të paparashikueshme, pasi kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje dhe në këtë rast policia e ka tepër të vështirë të parashikojë se kush nga familjarët mund të jetë i rrezikuar.

Eksperti tha se policia iu ka të skeduar të gjithë personazhet dhe ngjarjet, madje edhe aktivitetin e tyre jashtë, por nuk ka priva për t’ i çuar para drejtësisë. Për këtë tha Karamuça duhet një veprim dhe strategji inteligjente e policisë dhe prokurorisë, pasi përballë kanë grupe shumë të fuqishme kriminale që bashkëpunojnë me shumë organizata të tjera.

“Grupet kriminale po kopjojnë modelet e mafiozëve në Itali dhe po i ndjejmë pasojat në Shqipëri. Konfliktet nuk kanë lindur të gjitha në Shqipëri, madje një pjesë e mirë janë importuar këtu dhe i japin goditjen në vendin tonë për shkak të strukturave të dobëta të policisë për t’iu përgjigjur këtyre krimeve. Thuajse në pjesën më të madhe të atentateve po vriten të pafajshëm, familjarë të tyre. Policia  i ka të skeduar si ngjarje dhe personazhe, di dhe historitë e aktivitetin e tyre jashtë vendit por nuk ka prova për t’i çuar para drejtësisë. Por ngërçi më i madh është se nuk po vriten këto kriminelë, por familjarët e tyre në shenjë hakmarrje. Policia nuk mund të parashikojë dot se cili familjar e ka radhën. Ngjarjet dhe konfliktet mund të kenë nisur në Spanjë, Itali, Angli dhe në fund importohen në Shqipëri ku shoqërohen me viktima. Për zgjidhjen e tyre duhet të shikojmë më kujdes strategjitë e përdorura, ata duhet të përshtaten me zonat urbane apo rurale dhe mendësinë e njerëzve atje. Kush janë zona të nxehta duhet të ketë më shumë ndërveprim të policisë”, tha Karamuça.

Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe ‘shtëpitë e barit’ që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit. Policia e Shtetit ka goditur disa raste në Tiranë, Krujë, Lezhë, Fier, ndërsa për ekspertin e sigurisë zbulimi i tyre është i vështira pasi nuk bien në sy. Karamuça tha se e vetmja mënyrë që këto shtëpi bari janë zbuluara është përmes faturës së lartë të dritave, ndërsa personat që merren me ‘shtëpitë e barit’ janë grupe kriminale shumë të fuqishme.

“Sot kemi një model të sofistikuar pasi vijnë modele nga Spanja dhe Anglia. Quhen ‘Shtëpi Bari’ pasi Anglia nuk ka diell dhe krijon sera në shtëpi, ndërkohë kjo është importuar si model në Shqipëri, për shkak të fshehjes nga dronët dhe policia që kontrollojë territorin. Këto raste nuk bien në sy dhe fqinjët nuk kuptojnë gjë, por ajo që sjell zbulimin e tyre është fatura e lartë e dritave. Prandaj duhet të kemi kapacitete të mirëorganizuara dhe të koordinuara për të zbuluar raste të tilla, jo vetëm policia por edhe vetë OSHEE duhet të bashkëpunojnë. Kemi përballë grupe të strukturuara kriminale shumë të fuqishme dhe kundërveprimi duhet të jetë inteligjente për t’u përballur me të”, tha Karamuça.

g.kosovari

Next Post
Rama në Ankara! Ja delegacioni që shoqëron kryeministrin dhe temat e rëndësishme që po diskutohen

Rama në Ankara! Ja delegacioni që shoqëron kryeministrin dhe temat e rëndësishme që po diskutohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In