• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikt me NATO-n?! Rusia: Do sulmojmë trupat franceze, besojmë se kanë hyrë në Ukrainë

by Java News
05/06/2024 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi të përgatitur të shënjestrojmë trajnuesit ushtarak francezë në territorin e Ukrainës”. Rusia nuk heq dorë së paralajmëruari Francën, të cilën e ka vënë në qendër të kërcënimeve të vazhdueshme që kur presidenti Emanuel Macron sugjeroi se mund të lejojnë dërgimin e trupave në shtetin në luftë.

Duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e republikës së Kongos, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se ka arsye për të besuar se instruktorë të Francës kishin hyrë tashme dhe po punonin në Ukrainë.

“Sa i përket trajnuesve francezë, mendoj se gjenden tashmë brenda territorit të Ukrainës. Pavarësisht statusit të tyre, qofshin zyrtarë ushtarakë apo mercenarë, ata përfaqësojnë një shënjestër legjitime të forcave tona të armatosura”, tha Lavrov.

Deklarata vjen pasi komandanti i lartë ukrainas, Oleksandr Syrskyi pohoi javën e kaluar se kishte firmosur dokumentët për të lejuar instruktorët ushtarakë të Francës të vizitojnë së shpejti qendrat ukrainase të trajnimit.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov ka thënë se çdokush që do të trajnojë trupat ukrainase nuk ka asnjë lloj imuniteti, dhe nuk ka rëndësi nëse është francez apo jo.

Zyra e presidentit Emanuel Macron ka refuzuar të komentojë deklaratat që vijnë nga Moska.  Lavrov ka vizituar disa herë Afrikën gjatë viteve të fundit, teksa Rusia përpiqet të konsolidojë mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Një sërë shtetesh afrikane, po shprehin frustrim me partnerët tradicionale perëndimorë si Franca dhe ShBA, e disa i kanë kthyer sytë nga Rusia për t’i ndihmuar në luftën kundër militantëve Islamikë./m.j
Next Post
Kërcënimet greke, Mickoski: Nuk pres të më censurohet e drejta njerëzore se si ta quaj shtetin tim

Kërcënimet greke, Mickoski: Nuk pres të më censurohet e drejta njerëzore se si ta quaj shtetin tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In