• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konfiskohen llogaritë bankare të Kastriot Ismailajt, 3.2 milionë USD e 450 mijë euro

by Java News
27/04/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi konfiskimin e pasurisë së të pandehurit Kastriot Ismailaj, i cili po përballet me drejtësinë për aferën “CEZ-DIA”.

Kastriot Ismailaj ishte i pranishëm në seancë dhe kërkoi që të mos merrej vendimi pa praninë e avokatit të tij.

“Nuk jap konkluzione pa praninë e avokatit”, deklaroi i pandehuri.

Gjykata pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila pas hetimeve të bëra për mënyrën e vendosjes së pasurisë së Ismailaj, kërkoi konfiskimin e llogarive bankare të tij. Llogari në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro.

Organi i akuzës ka argumentuar se pas hetimeve ka dyshime se nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale.

DOSJA E PLOTE E PROKURORISE

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar .

Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”. I pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i Vetëm Themelues i Shoqёrisë “Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transaksione financiare qё shkojnё nё miliona Euro.

Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj. Gjatë periudhës 2006¬2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006¬2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përshkrimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per konsulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me shoqëritë dhe personat në emër të të cilëve transferohen paratë.

Rezulton gjithashtu se, megjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të konsiderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive. Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llogarive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që kërkohet të konfiskohet.

BW

Next Post

Intech+ i përgjigjet Bashës: Pse nuk flet për tenderat që kemi marë në qeverisjen e PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

Trump urdhëron Marinën e SHBA të qëllojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz

April 23, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel! Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

April 23, 2026
Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

April 23, 2026
U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

April 23, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

April 23, 2026
Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

April 23, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës

April 23, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

April 23, 2026

Efektet e dy sistemeve zgjedhore që po diskutohen

April 23, 2026
Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In