• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konfirmohet takimi Thaçi-Vuçiç, caktohet data e ‘shkëmbimit të territoreve’

by A R
25/08/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi datën e takimit të radhës mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga ajo vetë.

Përballja që vjen në vazhdën e diskutimeve të zjarrta mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve apo të ashtëquajturit “korrigjim i kufijve”, do të mbahet në 7 shtator. Takimi pritet të shënojë një hap të ri përpara drejt kërkimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Vuçiç tashmë e ka shpallur hapur synimin për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Beogradit që të ketë një ndarje tokësore të saj.

Prishtina e hedh poshtë me forcë një ide të tillë, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e Presidentit të saj Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufirit”, që, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Vetëm një ditë më parë, këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tregoi publikisht se cili është qëndrimi i Uashingtonit në këtë çështje delikate: nëse palët merren vesh, ne nuk do të qëndrojmë në rrugën e tyre, tha ai, ndërsa shprehu bindjen se këtë nuk do ta kundërshtonte as Bashkimi Europian.

Ndryshimit të kufijve i është kundërvënë sakaq hapur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe një qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Britania e Madhe. /b.d

Next Post
VIDEO/ Zbulohet baza që furnizonte bandat, sekuestrohen snajpera e armë të tjera

I gjenden armë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Selenicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In