Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez, pritet qe ta vazhdoje kontratën me Barcelonën në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetes sportive spanjolle Sport, Suarez pritet të mbetet në Camp Nou deri në përfundim të karrierës se tij.
Kontrata aktuale mes klubit te Barcelones dhe uruguajanit Suarez përfundon më 30 qershor 2019, kur sulmuesi do të jetë 32 vjec.
Suarez, i cili po shkëlqen këtë sezon, u transferua tek Barcelona në verën e vitit 2014 nga Liverpuli. Ai kete sezon, kur duhen edhe tre jave nga perfundimi i kampionatit, kryeson listen e shenuesve me 34 gola.