• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konfirmohet pasuesi i Hahn si Komisioner i Zgjerimit me BE, “Prioritet negociatat me Tiranën dhe Shkupin”

by Java News
18/11/2019 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian e miratoi Olivér Várhelyin si Komisioner të Zgjerimit të BE-së. Varhelyi, kandidat nga Hungaria, ishte në seancë dëgjimore javën e kaluar, por nuk arriti në atë rast t’i bindte plotësisht ligjvënësit e Parlamentit Europian se është i gatshëm për postin.

Atij i është dashur të përgjigjet edhe pyetjeve shtesë me shkrim. Përgjigjet u dërguan paraditen e së hënës dhe kanë qenë të mjaftueshme që deputetët të konfirmojnë emërimin e tij. Varhelyi është kandidati i dytë nga Hungaria për këtë post. Përpara tij ishte në listë emri i Laszlo Troscanyi, i cili është refuzuar nga Parlamenti Europian për shkak të konflikteve të interesit.

Në total, Parlamenti ka refuzuar tre kandidatë nga Hungaria, Rumania dhe Franca. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse Komisioni i ri Europian nuk e ka nisur punën në 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht. Tre kandidatë të rinj nga këto vende e kanë marrë tashmë konfirmimin e Parlamentit Europian, i cili pritet të votojë për paketën e plotë të Komisionit të ri Evropian, më 27 nëntor.

Në paraqitje e bërë konform standardeve gjatë seancës së tij konfirmuese në Parlamentin Evropian, në 14 nëntor, Varhelyi pat vënë në dukje në mënyrë të qartë se vendimi – kryesisht për shkak të pengesave franceze – për të mos hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti ishte “një gabim” dhe tha se një nga prioritetet e tij kryesore do të ishte arritja e një drite jeshile për palët përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor që pritet të mbahet në muajin maj të vitit 2020 në Zagreb. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

November 27, 2026
Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

November 27, 2026
Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

November 27, 2026
Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

November 27, 2026
Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

November 27, 2026
Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In