Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej ditësh janë bërë ndër temat kryesore të medias rozë për një ndarje të mundshme pas disa viteve së bashku. Dyshimeve të deritanishme u është vënë vula pasi aktori i njohur ka festuar 25 vjetorin dhe partnerja e tij nuk e ka uruar.
Ditë më parë fansat vunë re disa lëvizje të çiftit, të vogla por me peshë të madhe dhe menjëherë filloi të qarkullonte lajmi i ndarjes së tyre.
Olsi Bylyku feston sot ditëlindjen dhe ai ka zgjedhur t’i bëjë një urim vetes, mirëpo të gjithë e vunë re mungesën e një urimi nga partnerja e tij Egli Tako.
Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar ende ndarjen, dukshëm ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
/s.f