Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit.
Burime per TemA kanë bërë me dije se Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e policisë që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.
REAGIMI:
I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.
Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.
Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











