Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tre raste pozitive me COVID-19, duke e çuar kështu në 227 numrin e personave të infektuar.
Po ashtu IKSHPK thekson se është shëruar edhe një person nga koronavirusi.
IKSHPK bën të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti, një rast me vendbanim nga Suhareka, një rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.
Deri më tani në Kosovë janë shënuar 7 viktima nga Covid-19.
g.kosovari