• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konfindustria: Besojmë se do ketë bashkëpunim më të mirë ekonomik mes Kosovës e Shqipërisë me Albin Kurtin

by Java News
09/02/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata e Industrive të Shqipërisë, Konfindustria, vlerëson se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të pakënaqshëm dhe mjaft larg mundësive të pasurive natyrore, financiare, njerëzore si dhe interesit kombëtar.

Në këtë kuptim, Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, i ka dhënë mbështetje pjesës së programit politik të qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti, në të cilën, sipas kësaj Federate, theksohet rëndësia e veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare.

Veçanërisht për t’u përgëzuar, sipas Konfindustrisë, është paraqitja e projekteve të qarta të investimeve në sektorë strategjikë si p.sh rruga Gjakovë – Shkodër, tregu energjetik i përbashkët, etj.

“Konfindustria vlerëson, se pavarësisht takimeve dhe nënshkrimit të një numri të madh marrëveshjeve së bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në realitet kanë ardhur duke u vështirësuar në vite. Shumë marrëveshje zyrtare të nënshkruara nuk janë zbatuar nga qeveritë respektive. Gjendja e pakënaqshme e marrëdhënieve ekonomikë të sotme dhe vonesat e ndërtimit të Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë ka ardhur edhe nga mungesa e vullnetit të vendimmarrjes politike të lidhur dhe/ose ndikuar me grupe monopoliste të biznesit”, ka thënë kjo Buxhuku.

“Përplasjet dhe mosmarrëveshjet kanë arritur deri në pika të nxehta, që kanë marrë pamjen deri të luftës tregtare ndërmjet dy shteteve shqiptare. Përmendim përplasjet tregtare në fushën e disa prodhimeve bujqësore, çimentos, agroindustrisë, etj. Kompanitë shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të përfitojnë edhe nga vendosja e taksës mbi prodhimet me origjinë nga Serbia nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi javor, 10 shkurt deri 16 shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com