• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

by A R
23/01/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij Joan, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, u organizua një Konferencë Ndërkombëtare me temë: “Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit”.

Konferenca mbledh personalitete të fushës teologjike, akademike dhe kishtare, për të reflektuar mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë shpirtërore të një prej figurave më të shquara të Kishës Orthodhokse bashkëkohore.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan theksoi se Kryepiskopi Anastas ishte një personalitet unik, i cili përmes jetës dhe veprës së tij forcoi besimin e palëkundur te Perëndia.

“Nëpërmjet shembullit të tij, Kryepiskopi Anastas e ka forcuar tek të gjithë ne besimin e patundur tek Perëndia. Është bërë tashmë proverbiale thënia e tij: ‘Perëndia nuk do të na braktisë’,” u shpreh Kryepiskopi Joan.

Ai shtoi se jeta dhe vepra e Kryepiskopit të lumur Anastas mbeten një shembull i gjallë dhe një frymëzim i vazhdueshëm, jo vetëm për brezin e sotëm, por edhe për brezat që do të vijnë.

Duke cituar vetë Kryepiskopin Anastas mbi vizionin e tij për Orthodhoksinë, Kryepiskopi Joan theksoi rëndësinë e hapjes ndaj zhvillimeve bashkëkohore.

“Kur e mendoj Orthodhoksinë në shekujt që vijnë, e ëndërroj të hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve të reja të krijuara nga shkenca, arti dhe teknologjia. Vendi i Orthodhoksisë nuk është jashtë historisë, por në qendrën e brumosjeve sociale, në pararojë të progresit”, tha Kryepiskopi Joan.

Kryepiskopi Joan u shpreh se nderimi i figurës së tij nuk duhet të mbetet vetëm në admirimin e veprës, por në ndjekjen aktive të misionit të tij shpirtëror.

“Duke ndihmuar dhe shpëtuar të tjerët, shpëtojmë edhe veten tonë. Ky ishte thelbi i dhiakonisë që ai jetoi gjatë gjithë jetës së tij”, tha Kryepiskopi Joan.

Gjatë fjalës së tij, Kryepiskopi Joan vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas në misionin kishtar, veçanërisht shërbimin e tij dhjetëvjeçar në Afrikë, ku u ndërtuan kisha, shkolla, klinika mjekësore dhe u themelua i vetmi fakultet orthodhoks në kontinentin afrikan.

Ai theksoi se koncepti i dhiakonisë tek Kryepiskopi Anastas e tejkalonte kuptimin tradicional, duke u mbështetur në vetë fjalën e Krishtit, i cili erdhi “jo për t’u shërbyer, por për të shërbyer”.

Punimet e Konferencës Ndërkombëtare do të zhvillohen nga 22 deri më 24 janar 2026. Më 25 janar 2026, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, do të zhvillohen Mëngjesorja dhe Liturgjia Hyjnore (ora 07:30 – 10:30), nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, së bashku me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë;

Shërbesa e Përshpirtjes (ora 10:30), në përkujtim të Kryepiskopit të lumur Anastas, me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe të ftuarve.

Next Post
Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In