• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

by A R
14/07/2026 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria zhvillon këtë të martë, 14 korrik 2026, Konferencën e 9-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, duke shënuar një tjetër hap në procesin e negociatave për anëtarësim në familjen europiane.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë dhe theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur, pasi do të mbyllë kapitujt e parë të negociatave,

Kos deklaroi se Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, po shënojnë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

“ Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Me Ukrainën dhe Moldavinë po hapim Klasterin 6, i cili mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian janë veçanërisht të forta. Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë të negociatave. Ndërsa Mali i Zi ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj. Tani, ky moment pozitiv duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren“, shkruan komisionerja Marta Kos në “X”.

Ajo ka pohuar vazhdimisht se zgjerimi mbetet një nga prioritetet strategjike të Bashkimit Evropian dhe se vendet kandidate që vijojnë reformat dhe përmbushin kriteret do të avancojnë më tej në procesin e anëtarësimit.

Delegacioni i Shqipërisë në Bruksel, i cili kryesohet nga kryeministri Edi Rama do të ulet sot në Konferencën e Nëntë Ndërqeveritare me Brukselin për të mbyllur kapitujt 25, 26 dhe 30, të cilët përkojnë me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë,

Pas dritës jeshile, Shqipëria konsiderohet plotësisht e njësuar me standardet e Bashkimit Europian në këto fusha, por sigurisht puna më e madhe mbetet ende përpara.

Konferenca e 9-të Ndërqeveritare konsiderohet një moment i rëndësishëm në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa autoritetet shqiptare kanë përsëritur objektivin për të përshpejtuar ritmin e reformave dhe për të çuar përpara mbylljen e kapitujve të negociatave brenda vitit 2027 dhe me synim që anëtarësimi të përmbyllet brenda 2030.

Next Post
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com