• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: T’i japim fokus kërkimit shkencor, doktoratura si ato në vendet e BE!

by B K
18/02/2025 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, Dokumentin e politikave të Arsimit të Lartë 2030. Së bashku me pedagogë dhe rektorë të tjerë në auditorë Rama ndau përparësitë për arsimin e lartë drejt 2030-ës.

Sipas Ramës, ky dokument është produkt i universiteteve dhe i institucioneve të përfshira, duke mos qenë një formulë e imponuar nga jashtë.

‘Dokumenti parasheh dhe një rishikim të ligjit të arsimit të lartë. Ndarja të bëhet pak më e lehtë, se duket sikur universitetet publike janë të nënës, ndërsa ato jopublike që nuk e kuptoj pse quhen jopublike, janë Organizata jo fitimprurëse, nëse gjendet rrugë për ta rehabilituar këta të dytët do ishte mirë.’

Ai theksoi se ka ardhur koha për rishikimin e kuadrit ligjor dhe duhet të rritet cilësia e stafit akademik për të garantuar studentë më të përgatitur.

‘Besoj se ky dokument ka rëndësi të madhe për faktin se është produkt i brendshëm, nuk është dokument që vjen nga jashtë. Nuk imponohet nga qeveria. Nuk është përkthim apo një recetë e marrë nga ata që i quajmë partnerët strategjikë. Është prodhim i brendshëm, i përbashkët i gjithë universiteteve. Qofshin publike ose jo. Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, bordi i akreditimit dhe ekspertiza e BB. Ky dokument është bashkautorësi e atyre që presupozohet do e çojnë para arsimin e lartë. Edhe plani i veprimit dhe zbatimi ka shumë shanse të jenë procese të suksesshme. Falënderoj, përveç rektorit edhe disa të tjerë, Besnikun Aliajn, Leka Xhuvanin, Ethem Rukën, Entela Haloçin dhe Selami Xhepën. Janë gjëra pozitive, që kanë potencial domethënës që kërkojnë fokus dhe secili të luajë rolin e vet.’

Më tej shtoi se është bërë 5-fishimi i financimit për kërkimin shkencor, por ai duhet të lidhet me zhvillimin e vendit dhe jo thjesht me botime pa ndikim real.

‘Qeveria, ne ndjehemi komod në këto kushte kur ky produkt është produkt i bashkautorësisë së të gjithëve. Gjasat që të ndesh në kundërshti janë minimale. Do duhet një punë e përbashkët po kaq intensive për adresimet e duhura në ligjin e arsimit të lartë. Ka kaluar koha e nevojshme për të rishikuar kuadrin ligjor. Kemi thyer murin ndarës të vendeve të BE dhe atyre që janë jashtë BE-së. Shqipëria ka qenë pararojë e kësaj beteje. Në samitin këtu në tiranë, u vendos që edhe për universitetet jashtë BE-së të hapet mundësia e futjes në aleancën e universiteteve. Ka benefite në të gjitha planet. Në planin e shkëmbimit të ekspertizës së kërkimit shkencor. Në ndërkohë që me të drejtë kemi folur për shumë vite për zgjerimin e bazës financiare, kemi zgjerua bazën dyfish. Kemi 5-fishuar bazën financiare për kërimin shkencor. Jemi në funksion të rritjes së cilësisë së studentëve. Por do kalojë përmes rritjes së cilësisë së stafit akademik. Bëmë një stop të doktoraturave.’

Shqipëria, vijon Rama, ka luajtur një rol pararojë në integrimin e universiteteve jashtë BE-së në aleancën e institucioneve europiane të arsimit.

‘Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Ka qenë vetëm 10 vite më parë. Kur situata në arsimin e lartë ishte katastrofë, ku 18 universitete ishin biznese. Më kujtohet shkarkimi nga puna i një dekaneje, shefeje në ato universitete të fakultetit të mjekësisë dentare që e thirrri pronari dhe i tha, shiko se po më shqetëson studentët duke mos iu dhënë provimet. I thotë, dekania më vjen keq por nuk mund të jap provime studentësh që nuk vinë fare se do bëhen dentistë. I thotë shiko, ty të duken si studentë, por janë klientë për mua. Pastaj ekonomi tregu, do thyhen ca nofulla. Kjo ishte situata e universiteteve jo publike.’

Rama kritikoi periudhën para reformës në arsim, kur universitetet private funksiononin si biznese, duke theksuar rëndësinë e standardeve më të larta për doktoraturat dhe kërkimin shkencor.

‘Sot kemi shumë gjëra që janë adresuar dhe janë vënë në vend. E rëndësishme të jemi realist. Kemi rihapur doktoraturat, por duhet të synojmë doktoratura të niveleve europiane. Pika më e rëndësishme, ndryshimi për të vënë kërkimin shkencor në zhvillim të vendit të thellohet. Kërkim shkencor për kërkim shkencor që rezultat është një botim që nuk ka vlerë tjetër, besoj se nuk kemi as luksin dhe as kohën për ta quajtur kërkim shkencor. Duhet t’i japim fokus kërkimit shkencor në zhvillim të vendit. Kontributi i brendshëm në funksion të kërkimit të brendshëm.’

Next Post
Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë

Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Ç’bëre Sulltan Edi Rama në 12 vjet si kryeministër?! Apo tani që arsimi shqiptar ka marrë rrokopujën del si gjeli mbi pleh për t’a shpëtuar.?!E kam ngritur zërin fort…se më ka dhëmbur Shqipëria,kam qarë për fatet e brezit të ri,që T’i faqezi dhe dashi yt Berisha…e larë në të katër rrugët,pa punë,pa projekte,pa të ardhme në vendin e të parëve të tyre…Ti që s’ishe i zoti të rregulloje familjen Tënde të degjeneruar…do rregullosh Arsimin që është:Pasqze Kombit Shqiptar Turp të kesh!Si është Arsimi sot,do të jetë Shqipëria nesër….Më dhembin sytë kur të shoh…. Maskara

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Ç’bëre Sulltan Edi Rama në 12 vjet si kryeministër?! Apo tani që arsimi shqiptar ka marrë rrokopujën del si gjeli mbi pleh për t’a shpëtuar.?!E kam ngritur zërin fort…se më ka dhëmbur Shqipëria,kam qarë për fatet e brezit të ri,që T’i faqezi dhe adashi yt Berisha…e latë në të katër rrugët,pa punë,pa projekte,pa shpresë,pa të ardhme në vendin e të parëve të tyre…Ti që s’ishe i zoti të rregulloje familjen Tënde të degjeneruar…do rregullosh Arsimin që është:Pasqyrë e Kombit Shqiptar Turp të kesh!Si është Arsimi sot,do të jetë Shqipëria nesër….Më dhembin sytë kur të shoh…. Maskara

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com