• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Papa Françesku iku duke na bekuar

by A R
21/04/2025 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vdekjes së Papa Françeskut ka pasur një reagim edhe nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja, tha se Papa iku duke na bekuar.

“Sapo na erdhi lajmi i kalimit në amshim të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili u kthye në Shtëpinë e Atit sot rreth orës 07:35 të mëngjesit mendjet dhe zemrat tona iu drejtuan Hyjit të gjithëpushtetshëm me lutje për shpirtin e tij. Na bien në mend muajt e fundit të vuajtjes së tij shëndetësore, në të njëjtën kohë, këmbëngulja e tij për të qëndruar pranë popullit të tij si bari i mirë deri në fund edhe përgjatë këtyre ditëve të Pashkës. Ditën e Pashkës, dje, deshi vetë personalisht që ai ta jepte bekimin “Urbi et Orbi”, si testament i tij i fundit. Ati i Shenjtë Papa Françesku iku duke na bekuar”, tha Pashkja.

Zëdhënësi i Kishës Katolike tha se Papa Françesku e udhëhoqi kishën në këto vite nëpërmjet një dëshire të thellë ndryshimesh dhe reformash.

“Ai ngriti vazhdimisht zërin kundër luftës, armatimeve dhe shkatërimit të krijimit. Me fjalë dhe me vepra e udhëhoqi Kishën Katolike drejt një trajte më të përulur, më të thjeshtë. Ne i jemi mirënjohës Hyjit që na e dha Papa Françeskun në këto vite dhe i lutemi Hyjit që ta pranojë në banesën e amshume të mbretërisë së tij. Si ipeshkvinj të Kishës Katolike në Shqipëri falenderojmë të gjithë ata që në këto momente na gjenden pranë në mënyra dhe forma të ndryshme. I bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve dioqizane, famullitare, rregulltare e çdo besimtari që të luten për Papa Françeskun. Po ashtu duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme të organizohen momente lutjeje dhe përshpirtërie me të gjitha komunitetet e besimtarëve dhe kambanat do të bijnë në shenjë zie, duke filluar nga momenti i marrjes së kësaj letre. Krishti e pastë në parrizë Papa Françeskun, e i dhëntë dritën e amshume”, tha Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike.

Next Post
Përplasje me armë mes disa personash në Itali, plagoset shqiptari

Përplasje me armë mes disa personash në Itali, plagoset shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In