• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e shefave të shtabit të vendeve të Ballkanit, Kingji: Krijim i urave të komunikimit për stabilitetin rajonal

by Java News
06/06/2024 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji përmes një deklarate shprehu sot vlerësimin për mbajtjen në Durrës të Konferencës së 17-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.

Kingji theksoi se konferenca është një mundësi e mirë për të diskutuar çështjet që lidhen me bashkëpunimin ushtarak rajonal, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon e më gjerë.

“Me homologët dhe kolegët e mi të Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit diskutuam mbi përpjekjet dhe arritjet e deritanishme, si dhe objektivat e përbashkëta për të promovuar forumin e SHSHP të vendeve të Ballkanit. Pjesëmarrja e te gjithe shefave të shtabit të iniciatives ishte kënaqesi dhe tregues i angazhimit të tyre për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistuese në interes të rritjes së bashkëpunimit ushtarak”, tha Kingji.

“Stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e forumit, ku mirëkuptimi i ndërsjellë dhe toleranca janë elementë dallues dhe formues të kësaj iniciative. Mbi këto baza po punojmë me homologët e vendeve anëtare të iniciativës, për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit”, u shpreh Kingji.

Shefi i Shtabit të FA, tha se, “qëllimi i përbashkët i kësaj iniciative është krijimi i urave të komunikimit, rritja e mirëkuptimit dhe ndërtimi i besimit reciprok në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

“Kryesimi i forumit nga vendi ynë është parë si një mundësi e mirë për rritjen e këtyre qëllimeve dhe për kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, theksoi Kingji.

“Gjatë konferencës diskutuam mbi temën “Angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes: Përfshirja e të rinjve në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, për të nxitur inovacionin dhe adresuar sfidat e rekrutimit dhe mbajtjes së personelit ushtarak”.  Kjo temë është aktuale dhe përbën një sfidë për të gjitha vendet e rajonit. Gjatë konferencës Shefat e SHP ofruan inputet, mendimet, perspektivat dhe praktikat më të mira nga vendet dhe forcat e tyre të armatosura”, u shpreh Kingji.

“Gjatë kryesimit të kësaj iniciative nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë marrë të gjitha masat për zhvillimin me sukses të konferencës duke përfaqësuar me dinjitet dhe seriozitet vendin dhe FARSH.  Personeli i FARSH ka drejtuar dhe koordinuar takimet e grupit koordinator dhe nëngrupeve të punës. Produktet e këtyre përpjekjeve u miratuan sot nga Shefat e Shtabeve të vendeve të Ballkanit”, deklaroi Kingji.

Fjala e plote e gjeneralmajor Arben Kingji:

Është kënaqësi për mua të pres sot, në 6 qershor 2024, në qytetin e Durrësit konferencën e 17-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.

Me këtë rast dëshiroj të shpreh vlerësimin për këtë iniciativë, e cila është një mundësi e mirë për të diskutuar çështjet që lidhen me bashkëpunimin ushtarak rajonal, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon e më gjerë.

Me homologët dhe kolegët e mi të Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit diskutuam mbi përpjekjet dhe arritjet e deritanishme, si dhe objektivat e përbashkëta për të promovuar forumin e SHSHP të vendeve të Ballkanit.

Pjesemarrja e te gjithe shefave te shtabit te iniciatives ishte kenaqesi dhe tregues i angazhimit te tyre per te shfrytezuar mekanizmat ekzistuese ne interes te rritjes se bashkepunimit ushtarak.

Stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e forumit, ku mirëkuptimi i ndërsjellë dhe toleranca janë elementë dallues dhe formues të kësaj iniciative.

Mbi këto baza po punojmë me homologët e vendeve anëtare të iniciativës, për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.

Qëllimi i përbashkët i kësaj iniciative është krijimi i urave të komunikimit, rritja e mirëkuptimit dhe ndërtimi i besimit reciprok në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Kryesimi i forumit nga vendi ynë është parë si një mundësi e mirë për rritjen e këtyre qëllimeve dhe për kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë konferencës diskutuam mbi temën “Angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes: Përfshirja e të rinjve në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, për të nxitur inovacionin dhe adresuar sfidat e rekrutimit dhe mbajtjes së personelit ushtarak”.

Kjo temë është aktuale dhe përbën një sfidë për të gjitha vendet e rajonit.

Gjatë konferencës Shefat e SHP ofruan inputet, mendimet, perspektivat dhe praktikat më të mira nga vendet dhe forcat e tyre të armatosura.

Gjatë kryesimit të kësaj iniciative nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë marrë të gjitha masat për zhvillimin me sukses të konferencës duke përfaqësuar me dinjitet dhe seriozitet vendin dhe FARSH.

Personeli i FARSH ka drejtuar dhe koordinuar takimet e grupit koordinator dhe nëngrupeve të punës.

Produktet e këtyre përpjekjeve u miratuan sot nga Shefat e Shtabeve të vendeve të Ballkanit.

Këto përpjekje fokusohen në gjetjen e rrugëve dhe rritjen e bashkëpunimit për përballjen me sukses me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në këtë aspekt kjo iniciativë shërben si një instrument në funksion të një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Agresioni i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në lindjen e mesme, të cilat ndikojnë negativisht në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë, na sjellin në vëmendje se paqja nuk është e vetëkuptueshme.

Mbrojtja e vendit dhe ruajtja e sovranitetit, përtej Forcave të Armatosura kërkon një qasje gjithëpërfshirëse e të gjithë aktorëve, institucioneve dhe shoqërisë.

Nisur nga mjedisi i sotëm i sigurisë, që ndryshon në mënyrë të paparashikueshme, përpjekjet për mbrojtjen e atdheut asnjëherë nuk mund të jenë të tepërta.

Për mbrojtjen nevojiten përpjekje të përbashkëta me vendet aleate dhe partnere, në rajon e më gjerë.

Personalisht e kam pjesë të pandarë të axhendës time zgjerimin e kësaj iniciative, për të cilën, sipas termave të referencës së saj, kërkohet konsensus, çka përbën një sfidë.

Pavarësisht kësaj angazhimi do të vijojë pa lodhje pasi kam bindjen që në këtë mënyrë rajoni i Ballkanit do të bëhet akoma më i stabilizuar dhe më i sigurt.

Kam besim të palëkundur se duke punuar së bashku, duke ndarë perspektivat dhe duke mësuar nga njëri-tjetri, bashkë me vendet e tjera të rajonit mund të kontribuojmë në mënyrë më efektive për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për më shumë paqe dhe siguri.

Në përfundim, dëshiroj të falënderoj Presidentin e Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, si dhe qeverinë e RSH për mbështetjen e vazhdueshme për Forcat e Armatosura, në një kohë ku sfidat e sigurisë e bëjnë këtë mbështetje më të nevojshme se kurrë./m.j

Next Post
Emrat/ Zhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, policia: Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Emrat/ Zhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, policia: Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In