• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Pezës, Hysi: Hodhi themelet e unitetit të shqiptarëve

by A R
16/09/2018 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 76-vjetorit të Konferencës së Pezës. Ajo zhvilloi  homazhe në varrezat e dëshmorëve në Pezë dhe para memorialit të patriotit, Myslym Peza si dhe vendosi një kurorë me lule.

“Peza është pa asnjë dyshim vendi më i përshtatshëm dhe më i bukur për të revokuar e kremtuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për luftëtarët e lirisë, që këtu në Pezë ndërtuan themelet e unitetit e të bashkimit të shqiptarëve “Pa dallim klase, feje, krahine dhe ideje”, duke u mbështetur në devizën e rilindasve “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

“Ky emër, ky fshat, kjo shtëpi që kemi përballë dhe mbi të gjitha njerëzit e saj, na ngjallin të gjithëve emocione dhe na krijojnë të gjithëve frymëzim. Na motivojnë të gjithëve për ta dashur më shumë Shqipërinë, për të punuar më shumë bashkërisht. Peza na frymëzon për të bërë punë edhe më të mira për Shqipërinë”, tha Hysi.

Por, nënvizoi ajo, “Peza na qorton kur interesat politike i vendosim përmbi interesin kombëtar”.

Dhe interesi ynë më i madh kombëtar në ditët e sotme, theksoi Hysi,  është ta bëjmë Shqipërinë politikisht dhe juridikisht ashtu siç është në frymën dhe shpirtin e çdo shqiptari: Një Shqipëri europiane, anëtare të Bashkimit Europian, familjes më të madhe demokratike të botës së sotme, me mbi gjysmë miliardë banorë, të kësaj familjeje, e cila bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë dy pjesët më të zhvilluara, më të ndriçuara dhe më të begata të qytetërimit perëndimor”.

“Por përparimi i Shqipërisë është i mundshëm dhe i arritshëm vetëm nëse bëhemi bashkë për të çuar deri në fund reformat e thella që kërkojnë nevojat e zhvillimit, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ajo. /b.d

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi ditor, e Hënë 17 Shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In