• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Parisit, Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

by Aalison Pearse Stevens
02/07/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në Paris (04.07) fillon konferenca e tretë për Ballkanin Perëndimor. Këto konferenca vetëm fshehin mungesën e gatishmërisë së BE-së për t’i pranuar këto vende, kritikon Thomas Brey, korrespondent i DPA-së.

Konferenca për Ballkanin ka mjaft. Para katër javësh janë mbledhur liderët e rajonit në Sofje dhe kanë festuar 20 vjetorin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore”. Për më shumë se tetë vite mbahen takimet e “Këshillit rajonal për bashkëpunim”. Në fund të majit është mbajtur në Sarajevë takimi i radhës i procesit “Brdo-Brioni“.

Megjithatë Gjermania ka nisur para dy vitesh një proces të ri – Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Pas Berlinit (2014) dhe Vjenës (2015), tani të hënën me 4 korrik mbahet në Paris takimi i tretë me radhë.

Presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të takohen me krerët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera. Qëllimi zyrtar: afrimi i vendeve të Ballkanit me BE.

Mungesa e gatishmërisë

Problemi është që në një të ardhme të shpejtë nuk do të ketë zgjerim të BE-së, gjë që e kanë thënë edhe Komisioneri i BE-së Juncker dhe presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Pas Brexit-it nuk ekziston gatishmëria e BE-së për pranimin e vendeve të tjera. Konsolidimi para zgjerimit, është dogma e fundit në Bruksel.

Por në Bruksel ekzistojnë shumë politikanë, diplomatë dhe ekspertë, të cilët e kanë për detyrë të përgatisin vendet e Ballkanit për anëtarësim. Këtë ekip e udhëheq Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Ata thonë se BE-ja ka premtuar zgjerimin dhe pranimin e Ballkanit, në Selanik në vitin 2003, kur është thënë se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin.

Ekspertët që udhëtojnë rregullisht në Ballkan thonë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet e hapur”. Ndonjëherë flasin madje edhe për afate të mundshme. Kështu mediat boshnjake në maj kanë raportuar për mundësinë e anëtarësimit të B-H në BE brenda dhjetë vitesh.

Politika e ndihmave

Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE-së dhe premtimeve të dhëna. BE-ja do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020. Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish-Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave etj. Apo dhe me krijimin e rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Por politika e derdhjes së parave në 15 vitet e fundit zbulon më shumë probleme se sa zgjidhje. Edhe pse para tri vitesh Brukseli ka arritur një marrëveshje mes armiqve tradicionalë, Serbisë dhe Kosovës, gati asnjë prej këtyre pikave nuk është realizuar në tërësi. BE ende nuk ka arritur të zgjidhë krizën në Maqedoni, e cila po zgjat më shumë se një vit. Brukseli nuk ka zgjidhje as për grindjet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Kroacia dhe Serbia kanë zhvilluar vitin e kaluar një luftë tregtare. Popujt e grindur shumë keq në B-H nuk kanë arritur marrëveshje për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Gjithnjë e më shumë flitet për shkeljen e të drejtave të mediave, drejtësinë e manipuluar, korrupsionin e lartë. Ndërkohë njerëzit po ikin nga këto vende – drejt Bashkimit Evropian! DW

ma.me

Next Post

(FOTO) Rama flet në Kongresin e PBDNJ, një pjesmarrësi i bie të fikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In