Historiani Uran Butka dhe historiani Marenglen Kasmi kanë debatuar ashpër mbrëmë për atë që ndodhi në Konferencën e Mukjes 75 vjet më parë NGA DATA 1 DERI MË 3 GUSHT 1943. Të ftuar të gazetarit Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Uran Butka paraqiti disa dokumente që i ka botuar së fundi në librin “Marrëveshja e Mukjes, shans i bashkimit, peng i tradhtisë” dhe që sipas tij arsyeja kryesore e prishjes së konferencës ishte Kosova dhe qëllimi i Hoxhës për të marrë pushtetin që gjatë luftës. /ma.me











