• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve vendos 30 gushtin, vettingu drejt seancës së votimit

by Java News
23/08/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar/  Në dalje të Konferencës së kryetarëve deputeti socialist Taulant Balla tha se u vendos që seanca e jashtëzakonshme e parlamentit për ligjin e vettingut do të mbahet të martën e ardhshme në orën 17:00 si dhe u vendos gjithashtu që të përshpejtohet puna për dy nga 7 ligjet që shoqërojnë paketën kushtetuese, atë të SPAK-ut dhe të Prokurorisë.

“U ra dakort në konsultim edhe me kryetarin e  kuvendit, që më datë 30 gusht pasdite në orën 17: 00 kuvendi të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar paketën e ligjeve për ndryshimet kushtetuese. U la detyrë në komisionin e posaçëm që të ecim me dy ligjet, atë për SPAK-un dhe atë të organizimit të gjyqësorit.”- tha Taulant Balla.

Në lidhje me kundërshtitë e PD-së për ligjin e Vettingut që u miratua sot në parim me votat e maxhorancës, dhe me mundësinë se ajo mund ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, Balla tha:

“Ka një gjë të qartë, që kushtetueshmërinë e ligjeve në Shqipëri nuk e shqyrton PD por gjykata Kushtetuese. Këtë të drejtë nuk e ka PD, lajmi i mirë sot nga selia e kuvendit, është që seanca do të zhvillohet, deputetët e kuvendit të cilët janë me pushime do të rikthehen sepse kemi seancë të jashtëzakonshme.”

….

Ka nisur këtë të martë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të vendosur për datën e seancës plenare që do të mblidhet për miratimin e ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese,e në veçanti për ligjin e Vettingut, i cili mori votën në parim sot vetëm me anë të votave të maxhorancës.

Mësohet se seanca plenare do të zhvillohet më datën 30 gusht.

Konferenca mblidhet për të diskutuar në lidhje me 7 ligjet në fjalë dhe për të vendosur mes një datë përfundimtare pëer mbledhjen e parlamentit në seancë të jashtëzakonshme.

Këtë pasdite, opozita nuk ka votuar në komisionin e reformës në drejtësi ligjin për vettingun me argumentin se shumë pjesë të saj janë në kundërshtim me kushtetutën e re të 22 korrikut. Sipas opozitës, amendimet dhe sugjerimet e saj për këtë ligj nuk u morën parasysh nga maxhoranca e cila e kaloi në parim e vetme vettingun./java/a.k

Next Post
Merkel, Hollande dhe Putin do të diskutojnë për konfliktin në Ukrainë

Merkel, Hollande dhe Putin do të diskutojnë për konfliktin në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com