• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e kryetarëve, Ruçi: Nuk ka asnjë pengesë për KLGJ dhe KLP

by Java News
11/01/2018 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u mblodh këtë të enjte Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar Projektprogramin dhe Projektkalendarin e fillimit të sesionit të dytë të kësaj legjislature si dhe kalendarin e raportimeve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kërkoi që në programin e punimeve të Kuvendit të përfshihen me përparësi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për efektet në legjislacion, duke u shprehur se: “Kemi detyrimin kushtetues që të bëjmë implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin e parë që të jenë gati t’i përfshijmë në kalendarin e punimeve”.

Ruçi u ndal edhe tek çështja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, Kuvendi ka afate të përcaktuara në ligj dhe do të vijoi me zbatimin e tij për plotësimin e vendeve që përcaktohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Lidhur me KLGJ dhe KLP ka afate precize me ditë, me orë, se çfarë duhet të bëjë Kuvendi. Ne nuk kemi detyrime për ato që i takojnë gjykatës apo prokurorisë, por kemi detyrime për pesë kandidatët që vendos Kuvendi, qoftë për KLGJ, qoftë për KLP. Deri dje ka qenë vakuumi që shoqëria civile nuk kishte plotësuar detyrimin e saj kushtetues.

Tashmë nuk ka asnjë pengesë. Ligji shprehet qartë se cilat janë detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. ai ka marrë porositë që të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin dhe brenda datës 15 janar 2018, ai do t’i paraqesë Komisionit të Ligjeve verdiktin e tij. Atëherë Komisioni i Ligjeve brenda tre ditëve duhet të miratojë rregulloren dhe duhet të përcaktojë komisionin përkatës për KLGJ dhe KLP”– u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit kërkoi që të respektohet afatet e parashikuara në Kalendarin 3 javor të punimeve për të miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëve, mundësisht edhe me mirëkuptimin e opozitës parlamentare. Gjithashtu iu bë thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit për të refklektuar implementimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nga kryetarët e komisioneve parlamentare u propozuan ndryshime në kalendarin e punimeve si dhe në kalendarin e raportimeve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve shprehën qëndrim politik vetëm për ngjarjet e seancës së fundit të sesionit të parë dhe ngritën zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për KLGJ dhe KLP. Më pas ata u larguan nga mbledhja dhe nuk u bënë pjesë e diskutimit të programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit, si dhe çështjeve të tjera që u diskutuan në Konferencë.

a.ç

Next Post
Më 6 nëntor, LSI mban zgjedhjet për kryetarin dhe kryesinë e re

LSI ridepoziton padinë ndaj Ramës: Prokuroria mbylli hetimet pasi kryeministri kërkoi falje në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In