• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve/Peleshi: Gjuha e djeshme në Kuvend ishte e turpshme! Blushi: Arroganca po shkatërron parlamentarizmin

by Os De
17/10/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve ku janë shqyrtuar kërkesat e Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” si dhe ajo për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”. Pjesë e rendit të ditës ishte dhe kërkesa për ‘Zhvillim të mocionit me debat’. 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar dhe senacën e djeshme, duke iu drejtuar në këtë rast deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj. Peleshi tha se gjuha e përdorur ditën e djeshme nga opozita, përmendim këtu dhe ofendimet e Gazment Bardhit që çoi dhe në përjashtimin e tij nga salla, të dhunshme dhe të turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm, edhe në kontekstin e opozitarizmit. 

Peleshi ka theksuar se “ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës letrare”, duke iu referuar mënyrës së artikulimit të Gjekmarkajt në seancën plenare. 

“Gjuha që u përdor dje në sallën e Kuvendit ka qenë e dhunshme dhe e turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm, edhe kur vjen nga opozita, edhe në kontekstin e opozitarizmit është e papranueshme. Ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës suaj letrare. 

Për sa më përket, gjatë gjithë drejtimit tim dhe në mbarë karrierën time politike, mund të akuzohem vetëm për durimin e tepruar. Kam treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk jam marrë, e as do të merrem, me sulme personale ndaj askujt. 

E vlerësoj shumë edhe elokuencën tuaj politike, por sot më vjen keq të them se ndërhyrja juaj është thellësisht e ndikuar nga kalkulime politike. Nëse ju vazhdoni të mbroni atë që ndodhi dje, në fakt po nxisni një klimë përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh që nuk i shërben askujt  as Kuvendit, as qytetarëve, as vetë opozitës”, tha Peleshi. 

Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Arroganca po shkatërron parlamentarizmin 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka debatuar me Niko Peleshin dhe Taulant Ballën në Konferencës e Kryetarëve. Blushi tha se injoranca, arroganca dhe rrugaccëria po shkatërrojnë parlamentarizmin në vend. 

“Arroganca, injoranca dhe rrugaçëria po shkatërrojnë parlamentarizmin dhe për këtë është fajtor PS dhe Kryetari i Kuvendit. Seancat po dështojnë se ju e urreni Parlamentarizmin, nuk respektoni Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit. 

Ju nuk po ndëshkoni opozitën duke mbyllur seancat, por po ndëshkoni parlamentarizmin
Ju po përjashtoni ne bllok opozitën kur ndërkohë për çdo shkelje rregullore ndëshkimi është personal për çdo deputet.  Ju Balla i propozoni PD një marrëveshje ekstrapolitike, por e vetmja marrëveshje për te rikthyer normalitetin ne seance është zbatimi i rregullores dhe i Kushtetutës. 

Jepini fund patetizmave dhe një sentimentalizmi etik hipokrik dhe sjelljes rrugaçërore në Parlament”, tha Blushi. 

 

 

 

 

Next Post
Vizitë private, jo për protestën! Vjosa Osmani ndodhet në Tiranë për kontroll mjekësor

Vizitë private, jo për protestën! Vjosa Osmani ndodhet në Tiranë për kontroll mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

December 8, 2025
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

December 8, 2025
I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

December 8, 2025
Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In