Basha: PD-ja, sot, u pastrua nga hijet e së shkuarës dhe nisi një aleancë me qytetarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha e nisi me një falenderim për delegatët që morën pjesë në kuvendin Kombëtar, prononcimin për mediat nga selia në përfundim të mbledhjes së kryesisë.

Basha tha se sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës dhe është më pranë qytetarëve shqiptarë.

“Sot ka qenë një ditë tjetër e gjatë në oborrin e shtëpisë së lirisë. Zhvilluam përsëri një debat. Sot u vendos me votën e tyre. Dua të falenderoj përfaqësuesit e demokratëve, 5.400 sot që me praninë e tyre, përkundër të gjithë punës e presionit erdhën u mblodhëm, vendosën dhe zgjodhën të ardhmen. Ata vendosën të ecin përpara për PD, e mbi të gjitha për Shqipërinë.

Falenderime për ta. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin, ndryshimin e mohuar nga masakra zgjedhore, pritet ndryshim edhe më shumë nga ne sot. Shqiptarët panë se si demokratët zgjedhin me qytetari interesin kombëtar, atë të shqiptarëve, zgjedhin rrugën drejt së ardhmes, zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës. PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Edhe jemi partia e vetme në Ballkan që njësojmë aleancën për demokracinë, me qëllim për të kthyer normalitetin e vet . Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi ynë me betejën për vettingun e politikanëve”, tha Basha

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com