• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca anti-korrupsion, Caka: Koha për ta sfiduar, jo intimidim para burokracisë dhe arrogancës së zyrtarëve abuziv

by A R
14/06/2022 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka ka hapur sesionin e radhës të Konferencës Kombëtare “Anti-korrupsion” e cila sot mban ditën e dytë të punimeve.

Në fjalën e saj, ekspertja e çështjeve të Integrimit dhe Drejtësisë nënvizoi se korrupsioni është një nga pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi, duke prekur drejtpërdrejtë mënyrën se si administrohet buxheti i shtetit, shkurajohen investimet, dëmtohet konkurrenca e lirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Korrupsioni devijon përdorimin e të ardhurave publike, nga e mira e përbashkët, drejt përfitimit të ngushtë dhe vetjak të zyrtarëve publik, duke hartuar politika që shpërndajnë burimet në shërbim të të paktëve e jo të të shumtëve, çka rrit pabarazinë ekonomike dhe shton varfërinë. Ai nënvlerëson forcën e ligjit, nëpërkëmb barazinë dhe drejtësinë e proceseve vendimmarrëse. Kësisoj ai prek themelet e shtetit të së drejtës dhe sigurinë e një shteti”, tha Caka duke theksuar se:

“Korrupsioni nuk është vetëm një problem ekonomik, mirëqeverisjeje, eficencë apo sigurie. Ai është mbi të gjitha një sjellje, një ndërveprim social dhe si i tille prek drejtpërdrejtë individin. I prek atij mundësinë për një vlerësim më të mirë në shkollë, gjetjen e një pune,  te pasurit te një biznesi më të suksesshëm, apo një shërbimi shëndetësor funksional”, nënvizoi Fjoralba Caka.

Më tej ajo ka hequr një paralele mes korrupsionit dhe qasjes së qytetarëve për denoncimin e tij.

“Qytetarët dhe biznesi i ndershëm, qysh në përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë përplasen me korrupsionin, janë në gjendje për të identifikuar mënyrën se si ndodh korrupsioni, format me të cilat shfaqet, kanalet e komunikimit, etj.  Megjithatë, edhe pse qytetarët drejtpërdrejtë apo indirekt janë në kontakt me korrupsionin, shpesh herë ata zgjedhin të heshtin apo të konformohen me te. Ata fillojnë ta konsiderojnë normale abuzimin e zyrtarit me funksionin publik apo ngrenë struktura mendore si “ asgjë nuk ndryshon” apo “kështu bëjnë të gjithë”, çka paralizon reagimin qytetar dhe i servir korrupsionit më shumë hapësira për abuzim”, u shpreh pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

“Në këtë pikë, teknologjia mund të përdoret për të nxitur qytetarët/bizneset të dalin nga qasja apatike dhe e izoluar e përballjes së korrupsionit.  Ajo ka potencialin të krijojë një vend më të  sigurt raportimi, pa kosto financiare apo udhëtimi, lehtësisht të aksesueshme ne çdo kohe e cila mund të shërbejë për të raportuar sjelljet abuzive apo për të ndarë përvojat e përballjes së qytetarit me një zyrtar të korruptuar dhe për t’u ankuar për një trajtim të padrejtë dhe pa barabartë”, shprehet Caka duke vijuar se:

“Platformat e denoncimit apo paraqitjes së ankesave online i thërrasin vlerës së individualitetit:

Individualitetit si vetëdije se dinjiteti dhe të drejtat natyrore të pronës, trajtimit të barabartë, lirisë nuk mund të shtypen në mënyrë arbitrare.

Individualitetit si shprehje e autonomisë, për të  konkurruar dhe patur sukses,

Individualitetitit si forcë për t’i rezistuar presionit të padrejtë dhe deshirës për meritokraci dhe vetrealizim”, tha Caka.

Ndërkohë ajo shtoi se:

“Është e vërtetë që për shkak të ngjarjeve historike raporti ynë individ-shtet ka pësuar deformime; ku qytetari apo edhe biznesi i ndershëm intimidohet para burokracisë dhe arrogancës së zyrtarëve abuziv duke i toleruar ato si shprehje normale.

Megjithatë, ka ardhur gjithashtu koha që qytetari/biznesi shqiptar të reflektojë zhvillimet aktuale të teknologjisë për të sfiduar korrupsionin dhe aktet e padrejta”, përfundoi ndër të tjera Caka.

/a.r

Next Post
“E pashë duke e rrahur”/ Nëna vrau vajzën 5 vjeçe, gjyshja: E çova në shkollë dhe i thashë…

"E pashë duke e rrahur"/ Nëna vrau vajzën 5 vjeçe, gjyshja: E çova në shkollë dhe i thashë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In