• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncidencat/ Shtohet misteri mbi vdekjen e trafikantit të armëve në Shqipëri, Prokuroria polake: I është djegur trupi. Media: S’ka traditë e infrastrukturë

by Java News
26/07/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet misteri i vdekjes së Andrzej Izdebski, i njohur si tregtar armësh dhe që mashtroi shtetin polak për furnizimin me respiratorë për të prekurit nga Covidi, i cili u gjet i vdekur në Shqipëri në muajin qershor të këtij viti.

Mediat polake shkruajnë se Prokuroria e Lublinit ka hedhur dyshimet se trupi i Izdebskit është djegur në Shqipëri dhe se familja e tij ka marrë hirin e tij në Poloni.

Kjo ngjarje ka marrë jehonë në mediat Polake të cilat kanë nisur të hedhin drita dyshimi mbi vdekjen e qytetarit polak.

Një gazetar polak, Jan Rojewski nga portali “True Story”, pas disa verifikimeve që ka bërë është shprehur se pretendimi i prokurorisë polake se trupi i Izdebski është djegur nuk qëndron. Sipas tij nga informacionet e marra, në Shqipëri nuk ekziston tradita e djegies së trupit dhe për më tepër nuk ekziston infrastruktura e duhur për ta bërë këtë.

“Në Shqipëri nuk është djegur asnjë kufomë e ndonjë shtetasi të huaj. Për më tepër nuk ka një traditë një traditë të tillë atje (në Shqipëri) dhe infrastrukturën e duhur. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shërbimeve funerale në Tiranë siguron që një shërbim i tillë nuk ofrohet në vendin e tyre. Edhe pse ligji e lejon djegien nga viti 2014, administratorët e varrezave e kryejnë atë për të ricikluar mbetjet e vjetra dhe për t’u krijuar vende për varret e reja”, shkruajnë mediat polake.

Në këtë mënyrë ato shtrojnë pyetjet se mbi çfarë baze është lëshuar certifikata e vdekjes së Izdebskit? Dhe a ka vdekur vërtet ai? Duke ngritur një mister të vërtetë mbi vdekjen e shtetasit polak Andrzej Izdebski.

Nderkohe BIRN si per te shtuar misterin per koncidencat e ketij rasti, shkruan se “Jashtë banesës të marrë me qira, në katin e dytë të një prej godinave të ndërtuara nga sovjetikët në qendër të kryeqytetit të njohura si Pallatet Agimi, qëndronte i shqetësuar Ylli Zyla – një oficer i lartë i forcave të armatosura dhe ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU.

Së bashku me pronarin e apartamentit, Zyla tentoi ta hapte derën me një kopje të çelësit, por ajo ishte e mbyllur nga brenda dhe çelësi i qiramarrësit kishte mbetur në bravë. I shqetësuar për mikun e tij polak Zyla telefonoi zjarrfikësit dhe policinë. Pak minuta pas mbërritjes së tyre, administratori i pallatit, Tomorr Baruti dhe një prej zjarrfikësve u ngjitën me shkallë në ballkonin e  apartamentit të mbyllur me vetrata….”

Next Post
“Metën e vlerësoj”/ Braho për presidentin e ri: Bajram Begajn e njoh nga afër, është i pavarur. Rama nuk mund t’i imponohet asnjë minutë

"Metën e vlerësoj"/ Braho për presidentin e ri: Bajram Begajn e njoh nga afër, është i pavarur. Rama nuk mund t’i imponohet asnjë minutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

August 31, 2026
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

August 31, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

August 31, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Tiranë–Dallas dhe kthim

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com