• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konçesioni i Rrugës së Kombit, MTI reagon pas akuzave të PD

by A R
27/07/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Transporteve ka reaguar sot me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Edi Seitaj, ndaj deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila e cilësoi një aferë të pastër koncesionin për mirëmbajtjen e segmentit Durrës-Kukës.

Deputetja Tabaku akuzoi qeverinë se vendosi tarifën për çdokënd që do të kalojë në këtë rrugë, 33% më shumë sesa kërkoi ekspertiza përkatëse.

“Shprehim keqardhjen e thellë që qëndrimi i opozitës është apriori negativ ndaj konçesioneve që realizohen në këtë vend, ndonëse kompanitë pjesëmarrëse angazhohen në investime serioze që shkojnë në të mirë të publikut. Përveç këtij qëndrimi antikonçesionar në deklarimet publike shohim qartazi edhe të pavërteta, të cilat ndonëse sqarohen publikisht, përsëri serviren si fakte nga PD”, thekson Seitaj.

Sipas tij, “E pavërteta e parë ka të bëjë me tarifën e aplikuar. Pretendohet se tarifa është 33% më e lartë se ajo e rekomanduar nga konsulenti. JO. Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa tvsh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqënëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”. Konsulenti Egnatia Odos, financuar nga BERZH, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSh, dokumenti është prodhuar dhe miratuar në dhjetor 2015, ndërsa procesi i tenderimit kishte filluar tashmë prej me shume se 1 viti. Diferenca me vlerën e përcaktuar nga IFC, institucion i Bankës Botërore, është vetëm 3.7 për qind, çka konfirmon saktesinë e vlerësimit të bërë në 2014 nga IFC, institucion i Bankës Botërore”.

“Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit. Kështu, tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për /km, në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër, në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër. Ndërkohë, Shqipëria e ka 3,63 euro cent për kilometër. Dëshirojmë t’i rikujtojmë opozitës, se në kohën kur proçedura u zhvillua gjatë qeverisjes së kaluar, tarifa për përdorimin e rrugës nuk u përcaktua nga qeveria, por u parashikua të ishte pjesë e ofertës së konçesionarit dhe pritshmëria e qeverisë se kohës ishte në vlerën 8.4 euro me tvsh, ose 7 euro pa tvsh, ose 6.14 euro cent për km, ose 69% më e lartë se tarifa që kundërshtohet sot nga opozita”, theksoi Seitaj.

E pavërteta e dytë, vijoi Seitaj, “ka te bejë me pretendimin për ndikimin në ekonominë e banorëve të zonës. Sqarojmë se për banoret e zonës do të ketë tarifa të tjera duke aplikuar në bashkëpunim me IFC dhe supervizorin një skemë lehtësimi të ndjeshëm dhe përjashtimi për tarifat që do të aplikohen për banorët e zonës. Gjithashtu, do të jenë të përjashtuara nga pagimi i tarifës të gjitha mjetet e shërbimeve publike dhe të ushtrisë”.

“E pavërteta e tretë ka të bëjë me mirëmbajtjen e rrugës. Konçesioni parashikon investime kapitale nga konçesionari në shumën 50.6 milion euro si investim fillestar të domosdoshme për përfundimin e kësaj rruge, ndërtimin e urës së re të Kukësit, për lidhjen e re me rrugën Kukës-Morinë si dhe për përmirësimin e skarpatave të rrugës të cilat nga shkarjet dhe rëniet e vazhdueshme kanë rrezikuar seriozisht deri edhe jetën e përdoruesve të rrugës. Me tej koncesionari investon edhe 320 milione të tjera gjatë periudhës koncesionare në mirëmbajtje dhe operim të rrugës”, shtoi Seitaj.

“E pavërteta 4, ka të bëjë me nevojat për mirëmbajtje të kësaj rruge dhe rrugëve në përgjithësi. Ndryshe nga sa pretendohet nga opozita, vetëm gjatë 2 viteve të fundit janë investuar në infrastrukturën rrugore kombëtare rreth 40 milion USD në mirëmbajtje dhe sinjalistikë, investime të paprecedenta në vitet e mëparshme. Për të mos përmendur projektin 5 vjeçar ku së bashku me BB qeveria do investojë rreth 130 milione dollarë për mirembajtjen e 1,300 km kryesore të rrjetit rrugor”, theksoi Seitaj.

“Me cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dëshiroj të shpreh edhe një herë gatishmërinë e plotë të të gjithë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të gjithë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për ta vazhduar ashtu siç kemi bërë deri më sot, me transparencë maksimale vleresimin e këtij konçesioni, vlerësim i cili është bazuar në raportet vleresues të ardhur nga konsulenca ndërkombëtare e “IFC”, institucion i Bankës Botërore”, përfundoi deklaratën Sekretari i Përgjithshëm i MTI, Edi Seitaj.

Next Post

A do largohet Rodriguez nga Reali? Ja përgjigjia e prerë e Zidane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In