• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rruga e Kombit / Kompania fituese do të marrë më shumë nga xhepat e qytetarëve

by A R
28/07/2016 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës vishet me dyshime. Dokumentet e tenderit tregojnë se, kompania e shpallur fituese “Vendeka Bilgi”, edhe pse parashikon më shumë investime, do të marrë më shumë të ardhura nga qytetarët dhe buxheti.

Më konkretisht sipas dokumenteve, në 30 vitet e ardhshme, kompania fituese do të arkëtojë në total 596.1 milionë euro nga koncesioni, nga të cilat pjesa dërrmuese do të paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa 72.8 milionë euro do të subvencionohen nga buxheti i shtetit.

Sipas dokumenteve, kjo shifër është është 175.2 milionë euro më e madhe sesa ajo që ka kërkuar konsorciumi i renditur në vendin e dyte, i përbërë nga një grup kompanish shqiptare.

Dokumentet tregojnë se, “Vendeka Bilgi” do të marrë më shumë qoftë nga pagesat direkte të qytetarëve, por edhe nga buxheti. Sipas tyre, në 13 vitet që do të subvencionohet rruga, buxheti do t’i paguajë kompanisë turke 72.8 milionë euro, kur kompania e renditur e dyta kishte kërkuar gati 8 milionë euro më pak subvencione.

Por çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje. Në vendimin numër 634 të Këshillit të Ministrave përcaktohet se, çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë tenderin brenda një afati 5-ditor nga data e publikimit të fituesit. Por, edhe pse afati po përfundon, Ministria e Transporteve ende nuk e ka publikuar vendimin zyrtarisht, as në faqen e saj dhe as në atë të Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke mos lejuar kështu ankimimin e tij.

Përtej këtyre dy pikëpyetjeve, dyshime ngrihen edhe me plotësimin e kritereve teknike. Dy nga kushtet kryesore të tenderit kanë qenë eksperienca e kompanisë në investime të mëdha mbi 20 milionë euro, si dhe administrimi me pagesë i një rruge me gjatësi mbi 60 kilometra. Të dyja këto kushte nuk plotësohen nga kompania fituese, sipas dokumenteve të tenderit. /tch

Next Post

Merkel: Gjermania do ta fitojë luftën kundër terrorizmit

Comments 1

  1. sifi says:
    9 years ago

    Koncensiooni eahte veper e Rames dhe sekserit te tij Ahmetaj ne dem te shqiptareve duke ndjekur kursin kriminal te dhenies me koncension te prones dhe sherbimeve publike sic bene dhe Nano dhe Saliu . Socialistet deputet duhet te ngrihen kunder ketij kryeministri rilindas qe nuk ka mandat popullor te shese Shqiperine tek vellai i tij turk .Blushi deputetet socialist duhet te.distancohen nga lky mashtrues qe gjoja do luftonte koncensionet e Saliut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

January 14, 2026
Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In