• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Koncesioni ‘Rruga e Kombit”/ Hyn në fuqi kontrata, tarifat sa do të paguajnë makinat

by Java News
28/12/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ka hyrë në fuqi dje marrëveshja kontraktore, e lidhur midis ministrisë së Transportit dhe konsorciumit të kompanive, që rezultuan fituese në tenderin kushtuar marrjes me koncesion për 30 vjet të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, nga Miloti në kufi me Kosovën, ku përfshihet edhe vendosja për herë të parë në vend e pagesës së një tarife për kalimin në rrugë nacionale. Marrëveshja është miratuar më 14 dhjetor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave dhe në VKM përcaktohej që hyrja në fuqi do të bëhej ditën kur marrëveshja publikohej në Fletoren Zyrtare, çka ka ndodhur ditën e djeshme.

Kompanitë
Ndërkohë që autoriteti kontraktor është dikasteri i Transporteve, kompanitë që kanë formuar konsorciumin janë pesë: Catalyst Viva Das General Contracting, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe; Violiap Ateve, me seli në rrugën nacionale të Greqisë Athinë-Korint; Bee Tech, regjistruar në Greqi, përfaqësojnë firmat e huaja, ndërkohë që Salillari dhe Kastrati janë dy kompanitë shqiptare, të cilat janë regjistruar në këtë konsorcium.

Ndërkohë, janë përcaktuar që në kontratë edhe nënkontraktorët. Këta janë: Salillari Security, Albsig dhe Auto Star Albania, që do të mbulojnë sektorë të caktuar të mbarëvajtjes së punimeve, të tilla si siguria monetare apo fizike, makineritë, etj. Sipas kontratës, koncesionarët nuk mund të marrin asnjë nënkontraktor tjetër, pa miratimin paraprak të qeverisë.

Tarifat
Për herë të parë, në një segment rrugor nacional shqiptar do të aplikohet kalimi i mjeteve me pagesë. Shifra ka qenë objekt i negociatave, që kanë konkluduar në 4.15 euro pa TVSH, 5 euro me TVSH. Duke qenë se shifra është vendosur në valutë, çdo lëvizje e ndjeshme e euros në tregun e këmbimit valutor do të sillte ndryshim edhe të tarifimit në lekë. Sipas kategorive të ndryshme të mjeteve motorrike, janë përcaktuar edhe tarifa të ndryshme. Në kontratë vendoset që tarifën bazë 5 euro ta paguajnë autoveturat, mikrobusët dhe mjetet e vogla komerciale. Aktualisht, bileta e kalimit tek tuneli i Thirrës, ku do të vendoset “trau”, do të ishte 675 lekë. Sa gjysma e kësaj tarife, 2.5 euro ose 338 lekë, do të jetë pagesa për motorrë të ndryshëm. Më pas, “barra” e pagesës sa vjen e ngrihet: 11.25 euro, ose 1.520 lekë për autobusët normal; 16.25 euro, ose 2.200 lekë për kamionët e mesëm dhe autobusët e rëndë dhe, në fund, 22.5 euro, ose 3.400 lekë për kamionët më të rëndë, me katër apo më shumë akse.

Në kontratë parashikohet që të përjashtohen nga pagesa vetëm katër lloje automjetesh të shërbimeve të ndryshme: Policia Rrugore (jo mjetet e tjera të Policisë së Shtetit), autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë. Këtu nuk parashikohet se si do të kryhet ulja e premtuar për tarifimin e banorëve të zonave që e përdorin më shumë rrugën, por duket se kjo mbetet për t’u vendosur me vendime të tjera qeverie apo udhëzime minstrore.

Punimet
Ndërkohë, koncesionari, që parashikohet të përfitojë minimalisht 8 milionë euro vitin e parë të konceionit, deri në 14.3 miliionë euro në vitin e 30-të, ka marrë përsipër të kryejë edhe disa punime, të lëna përgjysmë në këtë rrugë: ndërtimin e një ure të dytë për makinat dhe një për këmbësorë në Kukës, ndërtimin e gjashtë mbikalimeve dhe një rrethrrotullimi, si dhe ndërhyrje për mirëmbajtje në faqet e maleve, tunel, etj. Por nuk ka asnjë angazhim për të dyfishuar segmentin nga Miloti në Rrëshen, çka do ta kompletonte Rrugën e Kombit me katër korsi në pjesën e saj më të madhe. Ndoshta kjo pritet të bëhet me fonde shtetërore ose me një koncesion tjetër.   /ma.me

tab
Next Post
Hapet tregu i fruta-perimeve në Njësinë 2, Veliaj: Standarde e kushte të mira higjienike

Hapet tregu i fruta-perimeve në Njësinë 2, Veliaj: Standarde e kushte të mira higjienike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Senati i jep goditje Trumpit, miratohet rezoluta kundër luftës, presidenti: E pavend dhe e pakuptimtë

June 24, 2026
Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

June 24, 2026
Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

June 24, 2026
Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

June 24, 2026
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In