• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Koncesioni për Rrugën e Kombit, brenda 2016-s, 164 mln lekë mirëmbajtje për tunelin

by Java News
21/08/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për autostradën Durrës-Kukës, ose siç njihet “Rruga e Kombit”.

Fillimisht u pagua për ndërtimin e saj, ku mësohet se kostoja ka shkuar 1.3 miliardë euro.  Më pas, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë taksën e qarkullimit, të future në çmimin e naftës.

Përpos këtyre pagesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hedhur idenë se kjo rrugë të jepet me koncesion, përkundrejt një tarife për përdoruesit e saj. Kështu, një autoveturë mund të paguajë deri në 3 euro për çdo kalim, ndërsa mjetet e mëdha, deri në 5 euro.

Janë hapur procedurat e dhënies me koncesion, ndërsa është shpallur edhe fituesi. Ndërkohë, sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, Autoriteti Rrugor Shqiptar, megjithëse kjo rrugë është në procesin e dhënies me koncesion, ka akorduar plot 164 milionë lekë të reja për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit.

Nuk dihet përse jepet ky fond në këtë kohë, megjithëse vetë ARRSH-ja e pranon se objektivi kryesor i saj mbetet dhënia me koncesion e mirëmbajtjes, operimit, menaxhimit dhe tarifës së paguar për korridorin rrugor Milot deri në Morinë, dhe kjo procedure pritet të përfundojë brenda vitit 2016.

“Përgatitjet mbi këtë objektiv kanë nisur me asistencë nga financimi i Bankës Botërore. Ndërkohë, gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve do të vazhdohet me kontratën për operimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të Tunelit të Thirrës si dhe të vetë tunelit të Thirrës, deri në dorëzimin e tunelit dhe pajisjeve të tij koncesionarit të suksesshëm, me qëllim që të sigurohet në vazhdimësi puna operuese e mirëmbajtja e tunelit në përputhje kjo me qëllimet e Direktivës së BE-së 2004/54/EU mbi kërkesat minimale të sigurisë për tunelet e Rrjetit Rrugor Trans-Europian” thuhet në dokumentet.

termat

Në dokumentet që disponon gazeta “Shqip” thuhet se, në emër të Qeverisë së Shqipërisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), kërkon të sigurojë propozime teknike dhe financiare për të përzgjedhur një Kontraktor (kompani Kontraktore) për Operime në Tunele, nën një Kontratë sipas së cilës ai do të jetë përgjegjës për operimin dhe funksionimin e tunelit, ambientet përreth tij si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të operimit të tunelit.

Mësohet se menaxheri i Tunelit, sikurse shpjegohet edhe më lart, do të sigurojë shërbimet e kërkuara të menaxhimit/operimit të tunelit dhe shërbimet e kërkuara të mirëmbajtjes dhe funksionimit të pajisjeve të tij në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me Punëdhënësin, si dhe Brigadën e Shërbimit të Zjarrëfikësve të Tunelit, ashtu si edhe me gjithë autoritetet e tjera të përfshira për këtë qëllim.

“Menaxheri i Tunelit do të sigurojë gjithë shërbimet e kërkuara për operimin dhe menaxhimin e tunelit si dhe mirëmbajtjen e funksionalitetin e pajisjeve të tij gjatë periudhës 12- mujore, madje dhe me ndonjë tejzgjatje kontraktuale të kësaj periudhe në rast se do të duhet të jetë e nevojshme (subjekt i direktivave dhe miratimit të Punëdhënësit-ARRSH), si dhe operimet dhe procedurat e dorëzimit ndaj Kontraktorit të Koncesionit sapo ai të përcaktohet në bazë të procedurave” thuhet në këto dokumente.

Korridori rrugor i planifikuar ndërmjet Durrësit dhe Morinës bën lidhjen ndërmjet portit kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit me Kosovën si dhe me Ballkanin Jugor. Me shtrirjen e planifikuar që nga porti i Durrësit, korridori ka potencialin që të zhvillojë bindshëm lidhjet ekonomike ndërmjet Ballkanit Jugor dhe Adriatikut, korridori ka gjithashtu potencialin që të zhvillojë tregtinë me vendet e tjera të Ballkanit, veçanërisht me Kosovën dhe Malin e Zi.

“Segmenti rrugori i kësaj pjese Milot – Rrëshen , me një gjatësi prej 27 km, përbëhet nga një karrexhatë me dy korsi kalimi. Më tej nga Rrësheni në Morinë, rruga vazhdon me 2 karrexhata me nga 2 korsi kalimi dhe korsi emergjence.

Gjerësia totale e rrugës është 22 m. Në seksionin Rrëshen – Kalimash, ndodhet edhe Tuneli i Thirrës, tuneli më i madh në vendin tonë, i ndërtuar sipas Standardeve Europiane të Projektimit të tuneleve rrugore. Ai përbëhet nga dy tuba, që respektivisht përputhen me dy karrexhatat e rrugës, me gjatësi 5580 m tubi verior dhe 5571 m tubi jugor” pohon ARRSH, e cila thotë se nuk ka kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë tunel, apo në tërësi rrugën.

Next Post
Bëjini mirë pastrimit të gjakut tuaj përmes kësaj recete

Bëjini mirë pastrimit të gjakut tuaj përmes kësaj recete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com