• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konçesioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ofertat deri në 30 Maj

by A R
21/05/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë që do të shprehin interes për të marrë me koncesion ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’ do të kenë afat deri në 30 maj për të dorëzuar ofertat. Në momentin e dorëzimit të ofertës, ofertuesve të mundshëm do t’u kërkohet të dorëzojnë një sigurim oferte në shumën prej 250.000 euro.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpalli sërish në muajin shkurt ofertën për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, që lidh Durrësin me Prishtinën, rreth 60 km.

“Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI), do të japë një koncesion/PPP ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë”, thuhet në ftesën për ofertë publikuar në faqen zyrtare të MTI-së. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30-vjeçar.

Sipas MTI-së, objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit.

Autostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë – Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën.

Pak muaj më parë u anulua tenderi ku dy kompani paraqitën ofertat e tyre, që u konsideruan të papranueshme nga autoritetet shqiptare për shkak të kostove të larta.

Qeveria shqiptare e pati shpallur edhe në fillim të vitit të shkuar ofertën për dhënien me partneritet publik privat ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës “Milot-Morinë”. Në datën 29 tetor u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare.

Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), konkludoi që ofertat e paraqitura në garë bien ndesh me interesin publik, duke qenë që janë dy herë më të larta se pritshmëritë. Ne këto kushte, MTI, sqaroi se mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi t’i shpallë të pavlefshme këto oferta dhe t’i refuzojë ato. Ministria njoftoi që atëherë se po vlerësonte nëse do të rishpallte të njëjtin projekt apo do të kërkonte modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale./BW/a.m.

Next Post

Në ditën pa makina, Veliaj: Ftoj qytetarët nesër ejani pedaloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

July 13, 2026
Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa

Debati pa mikrofon në Kuvend, Braçe-deputetit të Qorit: Po partinë tënde kush e financon?

July 13, 2026
U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

July 13, 2026
Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

July 13, 2026
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

July 13, 2026
“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

July 13, 2026
Shko, Albin!

Shko, Albin!

July 13, 2026
Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

July 13, 2026
“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

July 13, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In