• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konçesioni i Rrugës së Kombit u kushton shqiptarëve 350 mln euro në 30 vite

by A R
28/07/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Kombit, e cila do të operohet dhe mirëmbahet nga kompania Vendeka, sipas ofertës së shpallur fituese, do të kërkojë investime të menjëhershme për ta sjellë atë në standarde.

Në një dokument të IFC dhe Ministrisë së Transportit, mbi të cilën u bazua edhe tenderi i fundit jepen në detaj shifrat mbi të cilat u ngrit oferta e turqve. Paraprakisht institucionet përcaktuan se çmimi do të jetë 5 euro, duke lënë si opsion garancinë minimale, që do të ofrohej nga kompania, si kriter vlerësimi.

Por çfarë nxjerrin në pah në fakt shifrat zyrtare?

Investimet kapitale në një afat të shkurtër

Urë e re në Kukës kosto 15 milionë euro

Punime për shpatet anësore 11.3 milionë euro

Kryeqëzimet në disnivel dhe ato të zakonshme 6.5 milionë euro

Masa për mbrojtjen mjedisore 3 milionë euro

Stacionet e pagesës 2.5 milionë euro

Të tjera (thurje ndriçim dhe përmirësim sigurie) 7.3 milionë euro

Totali 45.6 milionë euro

Në terma afatgjatë, përfshirë periudhën 30­vjeçare të operimit, shtohen edhe shpenzime të tjera. Konsulenti, që në këtë rast është Korporata Ndërkombëtare Financiare, së bashku me ministrinë, ka dhënë edhe vlerën totale të CAPEX ( shpenzimet kapitale) dhe REPEX ( ato të mirëmbajtjes).

Operimi i autostradës 11 milionë euro

Kostot e operimit të stacioneve të pagesës 27.8 milionë euro

Mirëmbajtje rutinë 42.4 milionë euro

Mirëmbajtje dimërore 14.9 milionë euro

Operimi i dhe mirëmbajtja e tunelit 52.4 milionë euro

Total operim dhe mirëmbajtje rutinë 148 milionë euro

Mirëmbajtje (me investime të theksuara) total 50.8 milionë euro nga të cilat:

Shtrim rruge 22.9 milionë euro

Struktura 11 milionë euro

Drenazhe 1.4 milionë euro

Pajisje tuneli 15.5 milionë euro

Gjithsesi për çdo situatë të jashtëzakonshme në rrugë dhe që ka nevojë për investim duket se do të jetë qeveria ajo që do të paguajë. Një rast i tillë, për shembull, mund të konsiderohet një rrëshqitje në tunel, një precedent që ka ndodhur edhe më parë.

Por, si paraqitet trafiku në këtë rrugë?

Në monitorimin që ju bë nga marsi 2014 deri në shtator 2015, rezulton që gushti të ketë edhe pikun e trafikut me 9185 mjete në ditë dhe 10 307 mjete respektivisht. Mesatarja ditore për gjithë vitin në segmentin e parë është 6400 mjete dhe ky trafik përfshin nga makinat e vogla deri tek kamionët e mëdhenj dhe autobusët, të cilët do të trajtohen në mënyrë të diferencuar. Gjithsesi, me një llogari të thjeshtë, nëse shumëzojmë 6400 mjetet me 5 euro që do të jetë tarifa fillestare rezulton një arkëtim prej 32 mijë eurosh në ditë. Këtë vlerë e shumëzojmë me 365 ditë të vitit, ku marrim një vlerë 11 680 000 euro.

Nëse këtë vlerë e llogarisim për 30 vite të koncensionit vlera e parashikuar për arkëtim është 350 milionë euro. Në rastin më të keq, nëse trafiku i segmentit të parë do të humbasë për shkak të rrugëve alternative në tunelin e Thirrës, mesatarja e mjeteve është 4200 mjete në ditë përgjatë vitit. Kjo do të thotë që me këtë skenar arkëtimi do të jetë 230 milionë euro. Në secilin nga variantet do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë jo vetëm tarifën por edhe garancinë që do i jepet kompanisë kur trafiku bie në minimum por këtë përmes taksave të tyre. /SCANTV/a.m.

Next Post

Wikileaks publikon mesazhe telefonike nga Kuvendi i Demokratëve në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com