• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koncesioni i pompave të karburanteve përfundon në gjykatë

by Java News
18/01/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncesioni i bllokuar i pompave të karburanteve ka përfunduar në gjykatë. “Noa Control”, kompania që ka bërë propozimin e pakërkuar për këtë koncesion, ka paditur Komisionin e Prokurimit Publik në Gjykatën Administrative, duke i kërkuar të zhbllokojë procesin.

Tenderi për dhënien me koncesion të kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve ishte parashikuar të zhvillohej në tetor të vitit të kaluar. Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane u ankua në Komisionin e Prokurimit Publik për mungesë transparence dhe procedura të jashtëligjshme, të cilat sipas saj çonin në fitues të paracaktuar.

Pas ankesës, Komisioni i Prokurimit u detyrua ta pezullojë tenderin, duke i kërkuar Ministrisë së Financave të vërë në dispozicion informacione shtesë, për të gjitha pretendimet e ngritura nga kompania zvicerane.

Që nga pezullimi i tenderit, projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave ka qenë i bllokuar. Por, tani “Noa Control”, kompania favorite për të fituar këtë koncesion, i ka kërkuar gjykatës që të detyrojë Komisionin e Prokurimeve t’i përgjigjet zyrtarisht ankesës së kompanisë zvicerane, për të zhbllokuar procesin.

Aktualisht, kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Për këtë, kompanitë e karburanteve paguajnë rreth 100 euro në vit, për çdo pompë që kanë në stacionet e tyre.

Koncesioni ia kalon këtë shërbim në kushte monopol një kompanie private, e cila pritet që në 20 vitet e koncesionit të fitojë mbi 60 milionë euro nga kjo kontratë, e të kryejë vetëm 500 mijë euro investime./a.meta

Next Post
Korçë/Arrestohen autorët e përplasjes së qendrës (emrat)

EMRAT/ Tiranë, prangosen 2 farmacistë, mashtruan me rimbursimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In