• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncesioni i Aeroportit të Vlorës si një debat ligjor dhe përgjegjësi shtetërore

by Mero Baze
29/08/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare duhet të forcojë sigurinë juridike të koncesionit që po ndërton aeroportin e Vlorës, me qëllim që konfliktet mes aksionerëve të mos bllokojnë vonimin e ndërtimit të aeroportit apo, më keq akoma, përdorimin e tij si kolateral për financime të tjera në favor të aksionerëve.
Aksioneri kryesor i këtij konsorciumi, “Mabco Construction”, ka ngritur dyshime dhe keqkuptime në opinionin publik pas vendimit të Bordit të kompanisë për të mos lejuar transferime të kuotave të kompanisë te aksionerë të tjerë deri në përfundim të aeroportit.
Disa media kritike me qeverinë e paraqitën këtë sipas një teorie konspiracioni si përpjekje e “dikujt” në qeveri për t’i marrë aksione Pacollit, dhe stërhollimi shkonte deri te zyra e kryeministrit, gjë që binte ndesh me vetë pritjen nga kryeministri të zotit Pacolli një javë më parë, po për këtë problem.

Nga ana tjetër, aksioneri i 2A Group, Valon Ademi, i cili formalisht figuron me 2 për qind aksione, bëri një deklaratë publike që aludon se partneri i tij në koncesion është i përfshirë në një mashtrim. Dhe kjo është deklaratë zyrtare që i adresohet zotit Pacolli. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur pa ia përmendur emrin si mosmirënjohës. Pra, debati për një koncesion serioz me rëndësi për ekonominë kombëtare rrezikon të kthehet në një debat llafesh dhe sherresh mes partnerëve.

E vërteta është diku në mes dhe mjaft e rrezikshme për fatin e koncesionit.
Kur ka nisur koncesioni, kanë qenë tre aksionerë: Mabco Construction me 58 për qind, YDA Group me 40 për qind dhe 2A Group në minorancë me 2 për qind.
YDA Group është përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit me 40 për qind të aksioneve, që të justifikohej konsorciumi si fitues.

Në fakt, ky ka qenë një pjesëtar fiktiv i koncesionit dhe menjëherë pas nisjes së punës ai është tërhequr realisht nga aksionet, duke u ndarë mes Mabco Construction të Pacollit dhe 2A Group të Ademit. Ndarja është bërë me dy kontrata noteriale. Fillimisht, YDA Group ia ka shitur aksionet MAPCO-s për 4200 euro formalisht dhe po në të njëjtën ditë Mabco me 2A Group kanë lidhur një kontratë të re për ndarje aksionesh mes tyre në raportin 53 për qind për Mabco dhe 47 për qind për 2A Group. Por këto kontrata nuk janë regjistruar në QKB.

Aksionet nuk janë bërë funksionale në QKB, për të shmangur debatet publike dhe për shkak të nevojës që për çdo ndërrim aksioneri duhet leja e qeverisë shqiptare. Për të mos rrezikuar reputacionin e tyre, ata nuk i kanë regjistruar këto aksione sipas kontratave.

Koncesioni ka marrë një kredi 60 milionë euro nga BKT dhe ka përdorur edhe burimet e veta. Nga kredia e marrë nga BKT, kompania 2A Group ka tërhequr rreth 25 milionë euro, ndërsa Mabco rreth 13 milionë, ndërkohë që 2A Group ka investuar edhe shuma të veta më tepër se Mabco.
Tani që aeroporti po shkon drejt përfundimit, debati është mes dy aksionerëve, 2A Group dhe Mabco, rreth legjitimimit të aksioneve në bazë të kontratës së heshtur që kanë dhe të paregjistruar në QKB qysh dy vite më parë.
2A Group kërkon t’i njihet si 47 për qind aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor i konsorciumit që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Ky tanimë është konflikt ligjor, por mund të përfundojë në krizë të vazhdimit të mëtejshëm të punës, dhe të dështimit të koncesionit për shkak të konfliktit të fortë.
Për këtë arsye, qeveria shqiptare së pari duhet të kontrollojë ligjshmërinë e koncesionit dhe akteve juridike mes partnerëve, ligjshmërinë e transferimit të aksioneve, dhe mbi të gjitha duhet të sigurohet se mos dikush nga aksionerët merr ndonjë kredi nga banka apo fonde të huaja investimesh duke hipotekuar projektin e aeroportit duke e çuar fatin e tij në drejtim të paditur.

Pjesa tjetër pastaj është betejë ligjore, e cila duhet të mbikqyret me seriozitet dhe përgjegjësinë që ka shteti si ofrues i këtij koncesioni dhe përgjegjës për suksesin e tij.

Next Post
Aksion spektakolar pranë Kharkiv-it, Ukraina shkatërron urat strategjike ruse

Aksion spektakolar pranë Kharkiv-it, Ukraina shkatërron urat strategjike ruse

Comments 1

  1. Kanina Malaj says:
    1 year ago

    Ndrekë Luca i madh, ka një shprehje : “ Po kjo asht lojë more …”
    Dhe vërtet e gjitha kjo o Mero Baze, është një lojë.
    Se kush janë lojtarët e prapaskenës, siç duket po vjen koha tu dalë emri.
    Po SPAK ?
    Shikon, degjon dhe të ha munë ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com