• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncesioni 100 milionë euro, “Shëndetësia”: Ja e vërteta se kush paguan

by A R
23/11/2017 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar mbrëmjen e së enjtes në lidhje me një përgenjështrim të munguar që ajo pretendon.

Përmes një deklarate për shtyp, MSHMS shprehet se kërkon që sqarimi i saj i shkurtër nuk u lexua i plotë nga televizioni Top Channel.

Ja çfarë shkruan në njoftim Ministria në fjalë:

Duke qënë se redaksia e Top Channel nuk preferoi ta lexonte të plotë sqarimin tonë të shkurtër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale i rikërkon kësaj redaksie të lehtësojë përcjelljen e së vërtetës tek publiku. Qëllimi i sqarimit tonë nuk ishte thjesht saktësimi i shifrës së përgjithshme të kontratës së partneriteti publik privat për analizat laboratorike, por shpjegimi i thjeshtë i përmbajtjes së kësaj kontrate.

Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë për koncesionin 100 milionë euro, sikundër rinënvizoi gabimisht redaksia, po buxheti i shtetit do të paguajë 66 milionë euro sikundër mund të verifikohet lehtësisht ne dokumentin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Dhe këto 66 milionë euro do të paguhen nga buxheti për të siguruar shërbimin e analizave FALAS për cdo qytetar që do ta marre këtë shërbim, me një sasi e cilësi krejt të re, sikundër e kemi sqaruar në shpjegimin e censuruar nga redaksia e Top Channel. Thënë ndryshe, për ta siguruar këtë shërbim të pakrahasueshëm në volum e në cilësi, shteti do të shpenzojë cdo vit vetëm 1.2 milionë euro me shume nga cfarë shpenzon sot. Kjo është pikërisht shuma plus që do të perfitojë partneri privat në këmbim të investimit e të dhënies së këtij sherbimi me standarde europiane, përkundër shumës prej 1.2 milionë euro me pak që shpenzohet nga shteti cdo vit për shërbimin e derisotëm.

Në një sqarim të fundit informojmë se Kontrata e këtij koncesioni nuk është lidhur ende ndërkohë që tavanet buxhetore të PPP përcaktohen nga Ministria e Financave (referojuni vlerës së përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në linkun: www://parlament.al/projektligj/projektligj-per-buxhetin-e-vitit-2018

Me lutjen që Top Channel t’i përcjellë këtë shpjegim publikut, mbetemi në pritje.​

Next Post
Na ishte një herë një fis…

Na ishte një herë një fis…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com