• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konçesionet që shesin dhe jetën

by Fatmir Merkoçi
30/08/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Që Shqipëria ka marrë rrugën e tatëpjetës ekonomike, kjo s’ka dyshim. Të vjen keq, kur dëgjon se çdo gjë po shitet në mënyrën më të pa skrupullt. Qeveritë shqiptare, gjatë prezantimit të programeve të tyre elektorale, në asnjë moment, nuk flasin për shitje të pasurive Kombëtare, ashtu siç nuk paraqesin në programet e tyre, ndryshim të Kushtetutës, ngritje institucionesh boshe apo dhe shitjen e sovranitetit.

Shqiptarëve po ju shkon pasuria kombëtare ne duart e individëve të veçantë. Pasi e hëngrën me energjinë elektrike, ku, çmimi u rrit në mënyrë katastrofike, tashmë duhet të përballen dhe me rritjen e çmimit të ujit. Privatizimi i tij, do rëndoj në xhepat e qytetarëve. Kjo nuk ka rëndësi për Qeverinë. E rëndësishme është që propaganda të jetë e tillë, sa njerëzit të besojnë se kjo është në të mirë të tyre. Këtë propagandë realisht e bëjnë mjaft mirë.

Në çdo vend të kësaj Europe që duan të na e fusin, pasuritë kombëtare nuk shiten. Ndërsa tek ne qeveritë shesin çdo gjë, duke e zhveshur shtetin nga çdo pasuri të tijën.

Shitja e pasurisë tregon haptas se vendit nuk do i ngelet më asgjë. Varfëria po rritet nga dita në ditë.Jemi i vetmi vend që nuk prodhojmë. Në fushatë u premtuan 300 mijë vende pune. Askush nuk deklaroi se si do punësohen.? Çfarë do prodhohet që të punësohen këta njerëz? Mos vallë është pasur parasysh kultivimi i drogës që ka pushtuar vendin ? Apo emigracionin e detyruar e quajnë punësim ?

Ndoshta jemi vendi i vetëm në botë që vetëm shkatërruam dhe shitëm çdo gjë. Madje, shkatërrimet i bëjmë dhe me tendera qeverie. Sot, çdo gjë ka dal në ankand. Nuk ka asnjë strategji për zhvillimin e vendit. S’kemi asnjë industri ( dhe pse e kishim) s’kemi asnjë uzinë apo fabrikë për të punuar për bujqësinë ( dhe pse e kishim) s’kemi asnjë miniere të aftë të prodhojë normalisht, pasi i shitëm. Por s’kemi as uzinat që bënin pasurimin e mineralit ( i kishim si kemi më) toka tashmë nuk prodhon. Ligji 7501 u bë që tokën e tij ta punonte fshatari. Të prodhonte e të kishim prodhimin vendas ( tashmë kemi prodhim importi, që nga gruri e deri tek perimet e zarzavatet) Toka u la djerr. Jemi vendi i vetëm që tokën bujqësore e kthyem në tokë ndërtimore. Kjo me justifikimin e zhvillimit. Kishim të gjithë tokën nën ujë ( sot se kemi më), pasi shkatërrimi nuk nisi sot. Sot vetëm zhvillohet me koshiencë të plotë nga shkatërrimi e shitja e çdo pasurie. Dhe, arsyeja e thjeshtë: Qeveria nuk ka para, nuk ka mundësi të nxjerri lekë nga prodhimi i brendshëm. Prandaj i vërsulemi privatizimit.

Tashmë e ka rradhën uji i pijshëm. Ai që vjen në rubinet me orar ( dikur kishim 24 orë tani 1/3 e tij) dhe këtë duhet ta shesim. Kuptohet do ta blejnë miqtë e politikës apo ndonjë qeveritar me emrin e tjetër kujt.

Siç shihet. Shteti ka pasur pasuri. Kjo pasuri u shit ndër vite. ( rastet e përmendura nuk janë për nostalgji por për të treguar realitetin tregues e shkatërrimin që ju bë për 25 vjet vendit) Gjatë kësaj periudhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Pastaj themi si u pasuruan politikanët ministrat e shtetarët tanë.!

Pasuria e shitur sot, padyshim do rëndoi tek popullata. Parat e saj do shkojnë tek xhepat e atyre që po bëjnë privatizimin. Shqiptarët do vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

Kjo duket në ekonomin e dobët. Tek borxhi i brendshëm e i jashtëm që Shqipëria ka. Tek papunësia, tek rrogat e tyre. Por më e dhimbshmja është tek niveli i pagës së ndihmës sociale. Kemi asistencën më qesharake. Me asistencën që jep Qeveria, nuk mbulon asnjë shpenzim. Dhe pse kërkojnë me ngulm të na fusin në Europë, ku nuk ka të krahasuar asistenca me atë që jep Qeveria jonë.

Në rrëzimin e qeverise në vitin 1991 dhe pse sa kishim filluar demokracinë, kërkesa e parë ishte, ” shporta e punëtorit”. Sa është sot kjo shportë? Qeveria mendon për shitje e jo për deklarimin e minimumit jetik. Nëse do kishim një minimum të deklaruar, atëherë nuk do guxonte njeri të kërkonte ti bënte rrogën 5 milion një gjyqtari. Por me sa duket. Qeveria mendon për xhepat e veta e jo për mirëqenien e popullit

Privatizimi i ujit tashmë do ketë dhe largimet nga puna. Një tjetër temë që askush nuk e thotë. Por më e rënda do ketë ajo e xhepave të qytetarëve. Qeveria nuk ka interes ta mbaj më ujin. Asaj i duhet ta privatizojë. Kjo dhe për të hequr përgjegjësin ndaj këtij fenomeni. Nesër askush nuk do ankohet për rritje çmimi. Qeveria do bëhet zemër mirë me negociatat e saj me privatin. Çmimi do jetë i caktuar, por këta do bëjnë negociata e në përfundim. Do kemi po atë çmim të rritur sipas interesave të tyre. Kështu ndodhi dhe me çmimin e biletave të mjeteve urbane. Qeveria doli e mire se nuk e bëri 50 lekë ” sa e kërkoi privati” por 40 lekë. Pra nga 30 lek vajti në 40 lek. Rritja u bë. Kështu ndodhi me energjinë dhe kështu do ndodhi dhe me ujin. Jo se sot është real.

Por tashmë që ky proçes nuk ka rikthim. Pyetja është më e thjeshtë: Kush e ka radhën për t’u shitur ?  Kemi akoma pa shitur. Kemi hidroçentrale, kemi det, tokë, bregdet, kemi dhe armë bërthamore, se armatimin tjetër e shitëm, megjithse prapë po shesim.

Kjo reforma në drejtësi, a do merret dhe me këtë korrupsionin kaq galopant të qeverive shqiptar? Apo ne do vazhdojmë vetëm të shesim pa na hyr gjemb në këmbë. Ndoshta vërtet ka ardhur koha e ndëshkueshmërisë të gjithë pushtetarve pa dallim kohe e krahu politik. Ndryshe do përfundojmë në një vend ku, shqiptarët s’do kenë asgjë të tyren. Do kthehen në argat e refugjat në vendin e tyre. Kjo është sa e dhimbshme dhe tragjike. Ndaj dhe klasa politike i shmanget ndëshkimit, pasi çdo fjalë e kanë bërë bashkë në mënyrë lineare. Megjithatë, të presim çudinë e radhës, se vetëm kjo na ka ngelur. Të shohim si shitemi se si tallen me ne.

Next Post
Ushqimi që duhet të konsumoni nëse keni probleme me kockat

Ushqimi që duhet të konsumoni nëse keni probleme me kockat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In