• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koncesionet për TVSH, ekspertët e shohin si autogol nga ana e qeverisë

by A R
24/01/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimin i partneritetit me kompani private për të administruar tatimin mbi vlerën e shtuar shihet me skepticizëm dhe si një gabim i qeverisë nga disa ekspertë, të intervistuar nga Top Channel.

Presidenti i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Arben Malaj, thotë se përfshirja e privatëve në sektorin fiskal ka rezultuar një përvojë e hidhur për Shqipërinë.

“Kemi tre konçesione para vitit 2013, që nuk kanë sjellë asnjë të mirë në mirëmenaxhimin e financave publike, por janë kthyer në kosto. Të parin kemi rastin e skanimit në dogana, që është kosto për biznesin dhe buxhetin; rasti i dytë është ai i ngjyrosjes; dhe i treti ai pullave, të fokusuar tek pjesa e akcizës, ku problematika vazhdon. Dhe sipas raportit të fundit për të ardhurat e vitit 2015 dhe vlerësimit të FMN, është një nga sektorët me problematikën më të madhe”, deklaron Malaj.

Për Olti Rrumbullakun, kjo skemë, në vend që të përmirësojë mbledhjen e të ardhurave, mund të ketë efektin e kundërt.

“Këto të ardhura që do të gjenerohen nga reforma apo aksione të reja nuk do të jenë më për buxhetin e shtetit. Kur pjesën dërrmuese do t’i çohet një kompanie private, atëherë do të jetë shumë e vështirë për administratën që të motivohet për mbledhjen e të ardhurave, por dhe për biznesin për t’u motivuar që të jetë në përputhje me ligjet tatimore”, vlerëson Rrumbullaku.

Ekspertët mendojnë se qeveria nuk duhet të rendë drejt konçesioneve për çdo problem në ekonomi, por duhet të përmirësojë qeverisjen, ligjet dhe klimën e biznesit.

“Sepse studimet në vendet e tjera kanë treguar se konçesionet në vendet me institucione të dobëta nuk japin rezultatet që priten, të cilat duhet të ulin koston dhe kohën për biznesin dhe të rrisin cilësinë për përfituesin. Është koha për të ndaluar, për të parë kuadrin ligjor e institucional dhe rastet e konçesioneve duhet të jenë për raste shumë specifike dhe jo një parim i përgj që kudo ku ka një mangësi mund të zëvendësohet me një konçesion”, sugjeron Malaj.

“Mesa duket, nxitja e kaloi sensin e masës duke u premtuar privatëve të ardhurat e shtetit, të cilat janë një garanci për suksesin e një projekti të tillë. Për mua është shkelur një vijë e kuqe sepse të ardhurat publike do të mblidhen në të ardhmen me shumë vështirësi”, nënvizon Rrumbullaku.

Një kompani private nga Hong Kongu i propozoi qeverisë krijimin e një platforme teknologjike për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe raportimin e transaksioneve të TVSH-së në treg. Ministria e Financave thotë se e ka pranuar idenë si të vlefshme, por i ka ndryshuar krejtësisht termat e referencës për të favorizuar interesin publik.

/ Top Channel

Next Post

Frederik Ndoci, një çmim i mohuar dhe një aludim për Parashqevi Simakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In