• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Koncerti në Tiranë, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa ndezin sheshin ‘Skënderbej’

by A R
01/06/2018 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mezi pres. Ju dua shumë”. Këto kanë qenë fjalët e para të Ermal Metës për koncertin, i cili ka nisur pak minuta më parë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa konfirmonte ardhjen në Tiranë një muaj më parë. Aktualisht po performon rokeri që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, Eugent Bushpepa i cili është pritur me ovacione nga mijëra spektatorë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”.

Ermal Meta, këngëtari me origjinë nga Fieri, jeton në Itali që në moshën 13-vjeçare dhe tashmë është një nga këngëtarët më me famë dhe të dashur atje. Kujtojmë që Ermali u shpall fitues i “Sanremos” dhe përfaqësoi shtetin italian në “Eurovizion”, ku u rendit i 5-i me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Edhe pse deri para dy vitesh ai nuk njihej mirë në Shqipëri, Ermali tashmë është imponuar në tregun muzikor në Itali. Ai ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse për çdo emigrant edhe fillimet e tij nuk ishin të lehta.

“Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali” ka rrfyer ai gjatë intervistave me gazetarët.

Emigranti nga Fieri me kurajën e tij të madhe filloi të shënojë suksese të mëdha përtej Adriatikut. “Tregu muzikor italian nuk është shumë i madh dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier” ka pohuar Meta gjatë intervistave të tij, duke theksuar se “Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën”.

Jo vetëm me tekstin dhe muzikën e tij, por edhe me përfaqësimin në kauza sociale, Ermali i ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe atij italian. Sot e gjithë Tirana do të jetë në shesh për ta përshëndetur dhe për ta duartrokitur muzikën e tij dhe mesazhet e adhurimit për kantautorin nga fansat nuk mungojnë në rrjetet sociale.

Meta në skenë me Eugent Bushpepën
“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin “Skënderbej”. Ju presim”, ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Kryeqyteti shqiptar, Tirana, këtë verë pritet të jetë shumë ‘e gjallë’, me shumë koncerte të organizuara. Kryebashkiaku ka lajmëruar në fillim të majit edhe koncertin e radhës të Rita Orës Por ndërsa ishte lajmëruar vetëm koncerti i Ermal Metës, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka konfirmuar edhe ngjitjen në skenë me Eugent Bushpepës më 1 qershor. Të dy këngëtarët ishin pjesëmarrës në Eurovision, ku Eugenti përfaqësonte Shqipërinë, derisa Ermali ishte për Italinë. Pjesëmarrëse ishte edhe Eleni Foureira, duke përfaqësuar Qipron, dhe u rendit në vendin e dytë, Italia ishte në pozitën e pestë, ndërsa Shqipëria arriti vendin e 11-të.

“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim”, ka shkruar kreu i Tiranës.
Suksesi i Ermal Metës aktualisht në Itali është i jashtëzakonshëm. Ai ka arritur të bëjë rreth  900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndërkohë që publiku shqiptar pret me padurim koncertin e sotëm të Ermal Metës, duhet të kujtojmë se në datën 3 Qershor Sheshi “Skënderbej” pritet “të digjet” nga energjia e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Tirana do të përjetojë dy net të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar.

Next Post

Rama publikon "survejimin" e Bashës: Subjekti raportohet në gjumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In