• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti “Keinemusic”, Ristani: Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit

by A R
30/05/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e neserme, kryeqyteti do të ndizet nga grupi gjerman Keinemusic, një event ky i madh muzikor dhe artistik në vend, që do të mirëpresë 20 mijë spektatorë, pjesa më e madhe e tyre të huaj që vijnë nga 55 vende të botës drejt liqenit të Tiranës.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, theksoi se kjo do të jetë një nga dhuratë e bukur për Tiranën. Ajo u shpreh po ashtu se eventi do të tërheqë dashamirës të muzikës, qytetarë dhe turistë te shumtë që gjenden këto ditë Tiranë, duke u dhënë mundësinë të shijojnë atmosferën e magjishme të kryeqytetit.

“Jemi shumë të lumtur që në Tiranë, nesër kemi një ndër eventet më të mëdha të vitit. Në Tiranën e këtyre ditëve kemi parë se si kanë qenë qindra turistë nëpër qytet, duke shijuar qytetin, të gjithë hapësirat tona, për një arsye shumë të veçantë, për koncertin, të cilin miku, shoku ynë e ka organizuar me kujdesin e vet personal dhe për të cilin është diskutuar shumë këto kohë. Ky koncert është një dhurate e bukur për qytetin e Tiranës. Nëse ju do të merrni sot në telefon çfarëdo lloj hoteli në qytet është i zënë prej ditësh. Nuk ka më asnjë vend. Prezenca e të gjithë atyre që kanë ardhur pikërisht për artistët që do të dëgjojmë nesër, pikërisht për këtë lloj arti, këtë lloj muzike, këtë lloj dëfrimi është diçka që tërheq dhe nuk i shërben vetëm Tiranës dhe jetës sonë kulturore, por edhe asaj kombëtare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Ristani.

Nga ana e tij, këngëtari i njohur Noizy, teksa falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, u shpreh i bindur në organizimin e eventeve të tilla edhe në vitet e ardhshme.

“Do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë njerëzit që vijnë, për Tiranën edhe për shtetin tonë, sepse çdo person që vjen këtu nuk do vijë vetëm për një ditë por do rrijë disa ditë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe pse jo, të kemi edhe vitet e ardhshme evente të tilla me përmasa kaq gjigande ku marrin pjesë jo më pak se 56 shtete të botës. Ju falenderoj Ju personalisht, Bashkinë e Tiranës dhe gjithë institucionet që janë vënë në dispozicion të na japin një ndihmë sado të vogël. Faleminderit të gjithëve!”, tha ai.

Next Post
Dyshime mbi kampet në Lezhë! Kasacioni në Itali pyet Gjykatën Europiane të Drejtësisë për ligjshmërinë

Dyshime mbi kampet në Lezhë! Kasacioni në Itali pyet Gjykatën Europiane të Drejtësisë për ligjshmërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In