• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti i veçantë në Tiranë për ekuipazhin e anijes katariane me vela “Fateh Al Khair 4”

by Java News
26/08/2019 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mirëpriti mbrëmë ekipin e ekuipazhit të anijes katariane me vela “Fateh Al Khair 4”, e cila po viziton brigjet e Mesdheut për të promovuar Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Ndonëse një qytet jo bregdetar, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit zgjodhën Tiranën si një nga ndalesat e turit të ekuipazhit, për të përcjellë mesazhin se sporti, kultura, muzika dhe arti i bashkon kombet, pavarësisht ndryshimeve kulturore mes tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi miqtë nga Katari për këtë vizitë dhe vlerësoi përpjekjen e tyre që, nëpërmjet një anije të vjetër katariane, përpiqen të sjellin te qytetarët e vendeve të Mesdheut atmosferën që i pret të apasionuarit pas futbollit në Kampionatit Botëror 2022, i cili do të mbahet për herë të parë në vendet arabe.

“Jam shumë i nderuar që mikpritëm ekuipazhin, i cili ka muaj të tërë që me një anije me vela mundohet të promovojë mesazhin se sporti, kultura, muzika, arti i bashkon kombet. Në një botë ku flitet kaq shumë për përçarje, kemi shumë nevojë të flasim për bashkëpunim, vëllazëri dhe bashkim. Ne jemi i vetmi qytet ku ata kanë ardhur, që nuk jemi port, nuk kemi det. Falë këmbënguljes së ambasadorit, kemi sot një nga skuadrat më unike që promovon kampionatin e botërorit “Katar 2022”. Tirana është një qytet i hapur, ju mirëpresim krahëhapur, me zemër të hapur dhe me mendje të hapur. Kjo është arsyeja pse kemi filluar disa aktivitete me ambasadën e Katarit, po rregullojmë disa shkolla, po duam shumë që nën frymën e Kampionatit Botëror, të fokusojmë një pjesë të energjive për të kultivuar sportin. Është vetëm fillimi i një marrëdhënieje afatgjatë për të kultivuar dhe për të forcuar frymën sportive”, tha kryebashkiaku Veliaj gjatë ceremonisë së mikpritjes.

Ai theksoi se organizimi i një eventi kaq të madh sportiv si Kampionati Botëror, shërben për të nxitur të rinjtë të merren me sport. Veliaj tha se sporti jo vetëm bën që të kemi një trup më të shëndetshëm, por mbi të gjitha, për t’i mësuar të rinjve si të luajnë dhe punojnë në skuadër, të dinë të pranojnë si fitoren, edhe humbjen.

“Jo të gjithë, vetëm disa nga ata që merren me sport bëhen kampionë dhe luajnë në Champions League; 99% e të tjerëve kanë nevojë të luajnë në skuadër, të mësojmë si humbasim dhe si fitojmë. Jeta i ka të dyja. Të mësojmë se si gjërat bëhen më bashkë kur bëhen në grup, në skuadër, kur i pasojmë njëri-tjetrit, kur i japim dorën njëri-tjetrit. Kjo është fryma që na vjen nga ekipi ynë dhe skuadra e anijes nga Doha, për të promovuar lojërat dhe kampionatin botëror të futbollit”, shtoi kryebashkiaku, duke falenderuar ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, për bashkëpunimin që ka treguar në zbatimin e një sërë projektesh në Tiranë.

Ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri shprehu mirënjohje të veçantë për Bashkinë e Tiranës, për mikpritjen dhe aktivitetet e organizuara në promovimin e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Udhëtimi i “Fateh Al Khair 4” synon të prezantojë trashëgiminë detare, kulturën dhe civilizimin e Shtetit të Katarit, si dhe të promovojë Kupën e Botës “Katar 2022”. Anija me vela na kujton gjithashtu kohët e etërve tanë të parë, që ishin të lidhur ngushtë me detin për të siguruar jetesën. Vizita e anijes në Shqipëri është një tregues i qartë dhe një vlerë e shtuar në marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve dhe popujve tanë miq. Unë jam shumë krenar që këto marrëdhënie njohin zhvillim dhe përparim në të gjitha fushat dhe nivelet. Dua t’i drejtohem me një falënderim të thellë z. Erion Veliaj, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili ka punuar shumë me ne, për të siguruar të gjitha lehtësirat e duhura për pritjen e anijes dhe për lundrimin e saj me sukses në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Al-Marri.

Pas një qëndrimi dyditor në Sarandë, e më pas ndalesës në qytetin e Durrësit, aktivitetet e lidhura me lundrimin “Fatah Al Khair 4” janë transferuar në Tiranë, ku janë organizuar një sërë eventesh për promovimin e Kampionatit Botëror, si dhe për forcimin e miqësisë mes dy popujve. Për këtë qëllim, dje në mbrëmje, u organizua një koncert nga Ansambli Tirana me këngë e valle tradicionale tironse, ndërsa gjatë ditës së sotme do të mbahen një sërë organizimesh të tjera, që do kulmojnë në mbrëmje me kampionatin “Kupa e Miqësisë Tirane-Doha” që do mbahet të Parku i Liqenit Artificial.

Next Post
Habit Trump: Uraganët do t’i shkatërrojmë me armë bërthamore

Habit Trump: Uraganët do t'i shkatërrojmë me armë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In