• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti i parë i Filarmonisë së Tiranës, Veliaj: U japim një shans çdo djali e çdo vajze të shkëlqejë e të ecë përpara me meritë

by Java News
12/02/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filarmonia e Tiranës zhvilloi mbrëmjen e djeshme koncertin e saj të parë. Koncerti u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë një program të pasur muzikor për publikun, që përfshinte vepra nga autorët Franc Schubert, Antonio Vivaldi, Fritz Kreisler, Gabriel Faure, Pugani-Kreisler dhe Johannes Brahms.

Filarmonia e Tiranës është konceptuar nga Bashkia e Tiranës si një mundësi e angazhimit të artistëve të rinj të fushës së interpretimit muzikor në jetën kulturore të kryeqytetit.

Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është një mundësi e re për të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit, që të nxjerrin në pah talentin e tyre. “Më vjen mirë që sot, nëpërmjet këtij koncerti, kemi themeluar atë që do të jetë Filarmonia e të rinjve të Tiranës, për t’u siguruar që teksa kemi një elitë të Operas dhe Baletit, ne përgatisim një gjeneratë tjetër, që gjithashtu performon, që i drejton projektorët nga vetja dhe talenti i tyre, e që gjithashtu u japim një shans çdo djali e çdo vajze me një instrument, pavarësisht mbiemrit e qytetit që vjen, se Tirana, që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të shkëlqejë, të duartrokitet, e të ecë përpara me meritë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se muzika ka aftësinë që të bëjë bashkë njerëzit, pavarësisht bindjeve të tyre politike. “Sot Tirana është në Europë, e madje është Kryeqyteti Europian i të rinjve. Po mendoja për miqtë e mi këtu në skenë, si ndodh që dikush të performojë në këtë skenë? Normalisht, bëhen audicione, ndoshta aplikojnë 100 vetë për një vend, e ndoshta shumë prej të rinjve duhet të presin që dikush më i rritur të dali në pension, që të lirohet një vend në elitën e muzikës sonë. Këtë e vendosëm bashkë me mikun tim, Arben Skënderi, me të cilin kemi qenë edhe kundërshtarë politikë, por mendoj se politika është pjesë e zhurmës, kurse kjo është pjesë e muzikës dhe për të bërë muzikë ne jemi gjithmonë aleatë për të prodhuar ide të mira”, nënvizoi Veliaj.

Filarmonia e Tiranës e mbështetur nga Bashkia e Tiranës është vazhdimësia e investimit në fushën e artit, një tregues i qartë se Tirana po kthehet në një kryeqendër kulturore evropiane./m.j

Next Post
Nënkryetari i PD bën fushatë me kandidatin Hoti në Durrës, Gjekmarkaj: Ja si po ulëret masakra urbane!

Nënkryetari i PD bën fushatë me kandidatin Hoti në Durrës, Gjekmarkaj: Ja si po ulëret masakra urbane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In