• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koncepti i Senatit është komunist”. Krasniqi për propozimin e Berishës: Kërkon të fusë të vjetrit aty!

by A R
31/10/2025 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Afrim Krasniqi është shprehur se koncepti i Senatit që sipas tij duan të krijojnë kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, është koncept komunist.

Komentet Krasniqi i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se Berisha kërkon që të fusë në Senat ata që kanë disa mandate në Parlament (pra të vjetrit).

Ai shtoi gjithashtu se kur Sabri Godo hodhi idenë për një Dhomë të Dytë (Senat) në Shqipëri, kishte kushte krejt të tjera.

“Debati kryesor ka qenë edhe për Senatin. Sabri Godo e hodhi idenë e Senatit në vitin 1997, kur opozita nuk kishte përfaqësim. Atherë ideja e Senatit u hodh si një mekanizëm që mund të kufizonte veprimin e Dhomës së parë të Parlamentit të mazhorancës absolute. Kjo mund ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Kështu që ishte një kartë politike që në momentin politik kishte vlerë. Por ka qenë konteksti tjetër. Por nëse ne duam, para se të shkojmë te ideja ‘ku t’i gjejmë vend filanit për ta larguar nga politika dhe partia’, ne duhet të bëjmë një debat, një studim se çfarë na ka shkuar keq, çfarë duhet të ndryshojmë në sistemin politik për 20-30 vitet e ardhshme.

Koncepti i këtyre që kryetarët e partive dhe këta që kanë qenë me shumë mandate të shkojnë në Senat, është koncept komunist, nuk ka lidhje me konceptin e Senatit siç funksionon në vendet tradicionale. Senatorët konsiderohen njerëzit me integritetin më të lartë. Në Itali shumë Presidentë kanë refuzuar të hyjnë në Senat. Kurse këta tanët nëse do e bëjnë Senatin, do i vendosin emër dhe mbiemër”, tha mes të tjerash Krasniqi.

Next Post
“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e Begajt

“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e Begajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com