• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Koncensioni SGS i Berishës dhe “pafuqia” e Ramës

by Eduard Zaloshnja
30/06/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja

Kur shkova për herë të parë te qendra e koaludimit të automjeteve në Fushë-Prezë, mendova se do të gjeja një shërbim të denjë për një kompani zviceriane si SGS-ja (Société Générale de Surveillance), e cila kishte fituar nga qeveria Berisha koncensionin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Në fakt, kapanoni dhe paisjet e kolaudimit ishin shumë më moderne se ato të qendrës së dikurshme shtetërore pranë ish-NSHRAK-ut, por pritja për t’u futur në kapanon ishtë shumë më e gjatë. Mendova se ishte fillimi dhe se kompania do ta gjente mënyrën sesi t’u shërbente më mirë klientëve që paguanin nga 20 mijë lekë të vjetra për çdo kolaudim.

Por kur shkova vitin tjetër për të bërë kolaudimin, rradha ishte edhe më e gjatë. U mata të shkruaj një shkrim për torturën me të cilën qeveria Berisha i kishte detyruar shqiptarët të përballeshin, por ajo qeveri sapo kishte marrë 1 milion shuplaka. “Qeveria Rama besoj se do ta rishikojë këtë koncension, siç ka premtuar se do të bëjë me të gjithë koncensionet e përfolur të paraardhëses së vet,” mendova, dhe prita me shpresë vitin tjetër.

Vitin tjetër ishte po e njëjta histori, por në media kishte qarkulluar një si lajm që përmendëte hapjen e qendrave të tjera të kolaudimit, për të përballuar fluksin e madh të automjeteve në qendrat ekzistuese të SGS-së. “Le të shtrëngojmë dhëmbët edhe këtë vit,” mendova, duke shpresuar se më në fund do t’i jepej fund trajtimit si dele të shqiptarëve, të cilët paguajnë po aq sa amerikanët për të bërë një kolaudim makine — 17 dollarë — por harxhojnë 17 herë më tepër kohë e nerva.

Dhe përsëri u zhgënjeva — kur shkova dje për t’i bërë kolaudimin veturës, u përballa me rradhën më të gjatë të jetës sime (as për qumështin në “kohën e Enverit” s’kisha ndëjtur aq gjatë në rradhë). Tre orë fiks prita deri sa e futa veturën në oborrin e SGS-së, dhe m’u desh të prisja edhe një orë tjetër deri sa filloi kolaudimi. Kur ky filloi, e ndiqja me sy të frikësuar kolauduesin, se mos më nxirrte ndonjë llambushkë të djegur. Në fakt, një llambë e vogël e frenave ishte djegur dhe pasi e zëvendësova, m’u desh të harxhoja edhe një orë tjetër, për të pritur që dikush thjesht ta shihte nëse e kisha zëvendësuar.

Delet e zemëruara që prisnim në rradhë për kolaudim e zbraznin zemërimin e tyre te punonjësit e djersitur të SGS-së, të cilët rendnin si bleta punëtore për të kryer sa më shpejt punën që u kishte caktuar kompania. Delet nuk e zbranin zemërimin tek Berisha, i cili nuk i kishte kërkuar kompanisë që të ndërtonte mjaftueshëm qendra kolaudimi, në mënyrë që qytetarët të mos prisnin si dele. Ose nuk e zbraznin zemërimin tek Rama, i cili nuk ia ka kërkuar këtë gjë deri më sot kompanisë.

Dhe të mos harrojmë se 680 mijë nga këto dele votuan që Berisha të vazhdonte ta qeveriste vendin edhe për katër vjet, ndërsa 1 milion dele të tjera votuan që Rama t’i zinte vendin Berishës.

Deri më sot, Berisha as që e ka marrë mundimin të kërkojë falje për koncensionet që ka firmosur, ndërsa Rama këndon refrenin “Nuk i zhbëjmë dot koncesionet e Berishës, sepse kompanitë na çojnë në arbitrazh, dhe atje mund të gjobitemi rëndë”

Nuk mund të flas me siguri për koncensionin  e Bulqizës (ku minatorët jetojnë e vdesin si dele), sepse nuk e njoh nga afër atë; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e skanimit në dogana (nga i cili qahen përditë delet e biznesit), sepse ka shumë informacione kontradiktore për të; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e ngjyrimit të karburanteve (nga i cili qahen qytetarët që furnizohen me karburant të keq), sepse eshtë një problem shumë teknik; por për koncensionin e kolaudimit të automjeteve mund të them me siguri se, nëse do të filmohej një maratonë 5-orëshe te SGS-ja (si ajo që përshkrova më sipër), dhe në qoftë se filmi do t’i paraqitej gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar, vendimi i gjyqtarëve do të kishte qenë unanim: Negociatat për nënshkrimin e këtij koncensioni janë zhvilluar “in bad faith”, prandaj ai duhet zhbërë sa më parë!

Të shohim se për kë do të votojnë delet shqiptare pas një viti…

Next Post

Drejtori i CIA-s: Sulmi në Stamboll mban vulën e IS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In