• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koncensioni problematik i markimit të karburanteve dhe shkeljet e kontratës

by A R
08/11/2015 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani në krye të dy viteve qysh kur nisi nga puna, koncesioni i markimit të karburanteve nga GFI Albania nuk po kryen funksionin themelor për të cilin ka kontratën me qeverinë shqiptare. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëron qeverinë, por nuk ka kundërveprim

Prej dy dekadash, qeveritë shqiptare u kanë krijuar kosto të paimagjinueshme qytetarëve të tyre duke i ngarkuar me taksa e pagesa nëpërmjet koncesioneve të keqnegociuara.

Pavarësisht se shembujt e shumtë janë të zymtë, disa nga këto koncesione pas nisjes së punës janë në fiktivitet të plotë e për më tepër, qeveria bën një sy qorr t’iu kërkojë llogari. Një nga këto është koncesioni i markimit të karburanteve, nga GFI Albania, i cila po ushtron aktivitet në mospërputhje të plotë të kontratës që ka me qeverinë shqiptare.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Mirëpo Shoqata e Hidrokarbureve thotë se kompania nuk po plotëson asnjë nga këto detyrime, nuk ka bërë asnjë investim dhe për rrjedhojë, kontrata koncensionare është shkelur në të gjitha pikat.

Skema e mosfunksionimit
Në një letër të posaçme për këtë çështje, Shoqata e Hidrokarbureve ka lajmëruar Ministrinë e Financave si palë kontraktore me koncesionarin, se po lejon GFI Albania të shkelë të gjitha të drejtat dhe të abuzojë në mënyrë të paligjshme mbi subjektet detyruese, pa asnjë lloj alternative kontrolli, ankimimi dhe as kërkese për zbatimin e investimeve që ai detyrohet me ligj.

Në kontratë midis Ministrisë së Financave dhe GFI, shtojca 4, përcaktohet qartë specifikimi teknik për makineri dhe pajisje, se koncesionari duhet të ndërtojë për injektimin e markuesit në karburant një sistem injektimi manual ose automatik dhe sistemi i pompave të procesionit duhet të jetë i kompjuterizuar dhe të transmetojë në kohë reale të dhënat.

Por sot e kësaj dite, njofton Shoqata, investimi është zero. Nuk është ndërtuar asnjë impiant. Injektimi bëhet duke hedhur markuesin nga disa epruveta në autobot. Ndërsa përqendrimi i markuesit, sipas marrëveshjes, duhet të jetë 4 gr për 1000 litër, hedhja me dorë e ngjyrës në autobot e bën totalisht të pamonitorueshme këtë normë.

Paradoksi tjetër është se grosistëve, GFI, nuk u jep asnjë certifikatë cilësie për markuesin që hidhet në karburant dhe për më tepër, asnjë autoritet shqiptar nuk e certifikon. Për më tepër, koncesionari nuk garanton homogjenitetin e përqendrimit të markuesit në momentin e markimit (për arsye se nuk ka ndërtuar impiantet përkatëse), por pretendon se kjo ndodh, pasi autoboti të këtë udhëtuar të paktën 10 km.

Sipas këtij kriteri absurd që aplikon koncesionari, meqenëse shumica e konsumit është e përqendruar në Tiranë-Durrës, i bie që shumica e autoboteve të mos e përshkojnë këtë distancë, çka do të thotë se monitorimi që kërkohet të bëhet në treg është vetëm një tallje dhe dhunim i subjekteve detyruese. Ligji i detyron grosistët që pas markimit në magazina duhet të mbahet një mostër nga karburanti, në mënyrë që ajo të krahasohet me pikat e pakicës. Por në kushtet në të cilat kryhet markimi, kjo nuk mund të ndodhë. Shoqata e Hidrokarbureve i ka bërë thirrje qeverisë, e cila në pamundësi për të prishur kontratën, duhet të penalizojë kompanitë për moszbatimin e saj.

Tarifa që grosistët e naftës i paguajnë koncesionarit është 614 lekë plus TVSH-në, për 1000 (një mijë) litra të markuara. Vendimi i qeverisë i majit 2013 përcakton se subjektet e detyruara duhet të porosisin dhe të paguajnë shërbimin e shënjimit pranë pikave të posaçme të ngritura nga koncesionari për këtë qëllim.

Shërbimi i shënjimit do të kërkohet nga subjektet e detyruara dhe do të realizohet nga koncesionari përpara kryerjes së pagesës së detyrimeve fiskale për produktet e shënjimit në zotërim të subjekteve të detyruara. Autoritetet doganore apo tatimore, sipas rastit, nuk do të pranojnë shlyerjen e detyrimeve fiskale nga subjektet e detyruara sipas këtij vendimi, përpara se këta të fundit të kenë kryer shërbimin e shënjimit mbi produktet e tyre. Mirëpo ndërsa grosistët po e paguajnë tarifën sipas këtyre përcaktimeve ligjore, markimi i karburante nuk po funksionon sipas kontratës dhe qeveria nuk po e penalizon kompaninë.

Autoriteti i Konkurrencës evidentoi në lidhje me këtë koncesion, se para nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare apo gjatë procedurës për dhënien e koncesionit, nuk është respektuar nga Ministria e Financave detyrimi që përcaktohet në nenin 2/1c dhe 69/1/b të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” , për të marrë vlerësimin e Autoritetit në rastet kur vendosen të drejta ekskluzive apo të veçanta.

Neni 69 i Ligjit për Konkurrencën parashikon se “detyrimet për organet qendrore dhe vendore kërkojnë vlerësimin e Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt, që ka të bëjë, ndër të tjera, me kufizimet sasiore për hyrjen në treg të të drejtave ekskluzive, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara”. Autoriteti vlerëson se, Ministria e Financave nuk ka kërkuar paraprakisht mendimin e Autoritetit për këtë kontratë koncensionare, për kryerjen e vlerësimin të saj në respektim të detyrimit ligjor (neni 69).
Kontrata përmban klauzolë ekskluziviteti, dhe konkretisht në nenin 7, pika 7.1, (iv) “Të drejtat e Koncesionit do të jenë ekskluzive dhe Koncesionari do të ketë të drejtën e vetme dhe ekskluzive të ushtrojë të drejtat e Koncesionit të dhëna sipas kësaj Kontrate”.

Sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, palët e interesit, Shoqata e Hidrokarbureve, ndër të tjera është ankuar se është cenuar konkurrenca nëpërmjet vendosjes së një situate monopol në treg, është cenuar liria ekonomike, si dhe janë shkelur marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.

Ndërsa Autoriteti i Konkurrencës në këtë proces është shprehur se nuk janë respektuar dispozitat e ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke mos marrë mendimin e Autoritetit para dhënies së kësaj të drejte ekskluzive, si dhe se Autoriteti i Konkurrencës do të kryejë hetime, në rastet kur vihen re shkelje të mundshme me pozitën dominuese në tregun në fjalë.

Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Ministrisë së Financave të kërkojë zbatimin me përpikëri të marrëveshjes koncesionare për markimin dhe monitorimin e karburantit të importuar dhe prodhimit vendas, si dhe të naftës bruto. Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar institucioneve monitoruese që brenda një kohe të përshtatshme të realizojë analizën e plotë të rezultateve gjatë fazës së parë të monitorimit deri në fund të vitit 2014.

Pse bëhet markimi

Ndodh shpesh që produktet me çmim më të ulët përzihen me karburantet më të shtrenjta. Produktet e përziera kanë ndikime të shumta negative ndaj automjeteve, mjedisit, shëndetit publik dhe mjeteve të shpërndarjes së karburanteve. Përzierja është e përhapur në vendet ku ka naftë bruto dhe nënprodukte të saj, parafinë apo karburant avionësh, të cilat përzihen shpesh me naftë dhe shiten me një çmim më të lartë.

Një gjë e tillë ndodh në zona ku çmimet e produkteve të tilla dallojnë nga njëra-tjetra dhe ku ka dallime mes taksave dhe subvencioneve për produktet e karburantit dhe solventëve. Shqipëria është një vend ku problemet e shkaktuara nga përzierjet janë të dukshme, duke reduktuar të ardhurat buxhetore dhe duke shkaktuar shumë dëme për konsumatorët dhe mjedisin. /Monitor/

Next Post

Sarandë,57 vjeçari humb jetën tek kantieri punës, arrestohet pronari firmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com