• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konçensioni i kromit në Bulqizë/ Qeveria zgjat afatin deri në vitin 2041

by Java News
27/06/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili zgjat edhe me 10 vjet të tjera afatin e konçesionit të minierës së kromit në Bulqizë.

Drafti, i cili zotërohet nga Top Channel amendon marrëveshjen ekzistuese të konçesionit duke i dhënë të drejtën kompanisë private që ta shfrytëzojë minierën deri në vitin 2041.

Burime nga qeveria thonë se zgjatja e afatit është e lidhur me investimet shtesë që do të kryejë konçesionari në minierë.

Sipas tyre, në marrëveshjen e re parashikohet që kompania private të investojë edhe 24 milionë euro të tjera shtesë në zëra të paracaktuara nga Ministria e Energjitikës, të cilat do të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë së minierës.

Në dokumentat që shoqërojnë marrëveshjen e re, qeveria thotë se këto para do të investohen në hapjen e pusit numër 9, si dhe tranverbankun e Klosit. Gjithashtu, sipas dokmentave, këto investime do të bëjnë të mundur që të nxirren edhe rreth 700 mijë tonë rezerva të tjera kromi.

Sipas qeverisë, në bazë të përllogaritjeve të bëra nga plani i biznesit, konçesionari privat ka kërkuar një shtyrje me afat më të gjatë kohor sesa 10 vjet. Por pavarësisht këtij propozimi, qeveria thotë se është gjykuar dhe negociuar që afati të shtyhet me 10 vjet.

Ndërkohë, veç konçesionit të Bulqizës, qeveria ka shtyrë me 10 vjet edhe afatin e konçesionit për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës, të cilat zotërohen po nga i njëjti konçesionar.

Marrëveshja e konçesionit të Bulqizës është nënshkruar në vitin 2001 me afat fillestar 30 vjet. Por me ndryshimet e reja ky afat zgjatet në 40 vjet dhe përfundon në vitin 2041.

Next Post

Deklarata e Pezës për sulmin ndaj Ballës, Ristani: Gjetje rilindase për temperaturat 40 grad

Comments 4

  1. Tani bulqizes says:
    10 years ago

    Shyqyr qe erdhi dikush e po investon per bulqizen se te tjeret vetem e rropen

    Reply
  2. goni says:
    10 years ago

    vertete rrit prespektiven e te vetmes mundesi punesimi ne bulqize.

    Reply
  3. goni says:
    10 years ago

    Me ne fund nje gje e mire per bulqizen.

    Reply
  4. Arturi says:
    10 years ago

    Kompania qe ka marre koncesionarin nuk ka shume kohe qe eshte bere pjese e kesaj marreveshje. Ky koncesionar i ishte dhene nje kompanie te huaj qe e mbajti per shume kohe dhe pothuaj e shkaterroi fare minieren. Me marrjen e kocesionit nga kompania e re ka nje numer shume te madh punonjesish qe jane punsesuar. Gjithashtu ka nje vemendje te shtuar te drejtuesve ndaj punonjesve dhe ndaj permiresimit te kushteve te jeteses se tyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In