• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komunizmi” i Belind Këlliçit

by Java News
25/03/2023 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Ndrejaj

Pa ju dridhur qerpiku Belind Këlliçi, kandidati për kryebashkiak i Tiranës, përfaqësues i “Foltores”, deklaroi sot se kur ai të jetë Kryetar i Bashkisë, qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë pa pagesë në transportin urban. Kësisoj Tirana do të bëhet kryeqyteti i dytë në Europë me një shërbim të tillë që jepet falas për qytetarët…

Ky premtim, më ktheu disa vjet pas, në fund të viteve gjashtëdhjetë, kur studioja në fakultetin e ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe dëgjoja leksionet e ekonomisë politike të socializmit nga profesori i nderuar Hekuran Mara. Sipas tij komunizmi do të vinte atëherë kur në flamurin e shoqërisë do të shkruhej: “Secili sipas mundësisë dhe secili sipas nevojës”. Kjo nënkuptonte se të gjithë do të kontribuonin në krijimin e të ardhurave kombëtare sipas mundësive por do të merrnin nga kjo e ardhur sipas nevojës që ata kishin. Por profesori i nderuar, nuk e di përse e zbehte entuziazmin e auditorit (ndoshta se nuk e besonte edhe vetë atë që thoshte) kur thoshte , se kjo do të vinte në një kohë kur zhvillimi i forcave prodhuese të kishte arritur në një nivel të tillë, kur të mirat materiale të shoqërisë të “vërshonin si lumë”. Ai gjithashtu e kushtëzonte ardhjen e këtij sistemi me faktin se kjo do të arrihej kur puna të ishte një nevojë e brendshme e njeriut(nevojë jetike) dhe jo një mënyrë për të siguruar jetesën dhe as si një detyrim.

Nga ana tjetër ai na shpjegonte pa u lodhur se kjo nuk do të vinte në mënyrë të menjëhershme dhe as në të gjithë sistemin ekonomik por do të arrihej gradualisht dhe pjesë pjesë, krahas krijimit të kushteve ekonomike e sociale. Ndërtimi i komunizmit nuk do të jetë i menjëhershëm por do të fillojë në elementë të veçantë të marrëdhënieve në prodhim dhe do të fillojë nga shpërndarja e të ardhurave kombëtare. Duke e bërë më të besueshme këtë tezë ai solli si shembull se elementët e shoqërisë komuniste mund të fillojnë p.sh. nga transporti publik. Kjo sepse thoshte ai, se njerëzit kanë nevojë për përdorimin e transportit publik por “askush nuk do të kolovitet nëpër trena apo autobuza pasur një nevojë” por këtë të mirë publike do ta shfrytëzojnë vetëm ata që kanë nevojë, ndryshe nga të mira të tjera materiale që mund të shfrytëzohen edhe pa pasur nevojë dhe kështu meqenëse ndërgjegjja shoqërore nuk ka arritur pjekurinë e nevojshme mund të sjellë abusivizëm dhe mund të bëjë efektin e kundërt deri në dështimin e sistemit.

Pa bërë kritikën e sistemit por duke ju referuar përvojës pesëdhjetëvjeçare në vendin tonë, i cili “nxitoi” të shpallte ndërtimin e socializmit dhe të kalonte së shpejti në shoqërinë komuniste, bëri që i gjithë sistemi të dështojë, sigurisht jo vetëm për këtë shkak…

Unë nuk dua të hedh poshtë leksionin e profesorit tim dhe për hir të së vërtetës do ta dëshiroja një sistem të tillë ashtu si edhe socialistët utopistë, por që të jem i sinqertë profesori asnjëherë nuk na ushqente me iluzione fallse se ky sistem do të vijë shpejt, pasi e kushtëzonte atë me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, në atë masë sa të mirat materiale të vërshojnë si lumë, me kërkesën kur puna të ishte nevojë jetike, dhe me kufizime të tjera sa që në të vërtetë na bënin pesimist, në se mund të jetojmë atë sistem.

Dhe ja tani vjen premtimi i Belindit se “komunizmi” nuk është larg….
Premtimi i tijë , është në sinkron edhe me deklarimet e Jozit, kohë më parë kur thoshte se Shqipëria është në vend të dytë pas Gjermanisë edhe pse vendi ishte në një situatë ekonomike e sociale ku të thërret kiameti… Por ai nuk merr fare parasysh nivelin aktual të zhvillimit të forcave prodhuese dhe as do të ja dijë për mundësitë reale për impelementimin e këtij premtimi. Belindi në këtë pikë ja kalon edhe socialistëve utopistë dhe lë pas, pa asnjë hezitim edhe vetë Charles Fourier….

A thua vërtetë do vijë kjo ditë nën qeverisjen e Belindit, apo ky është mashtrimi i radhës me votuesit shqiptarë të cilët kanë nevoja të mëdha për përfitimin e të mirave publike qoftë edhe ai i transportit urban…
“Njerëz ju kam dashur, jini vigjilentë” , do të thoshte Julius Fuçik…

Next Post
Thirrja e Flutura Açkës për Berishën: Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi! Demokratët s’duan të ndahen

Thirrja e Flutura Açkës për Berishën: Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi! Demokratët s'duan të ndahen

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Normale eshte se sh blendi k… nen komanden e komunistit vicidolas,pra monstres,po rrejne e mashtrojne pa ju bere syri terte.Thu se ata po flasin para idiotve,dhe nuke marrin veshte mashtrime e ktyre ndytsirave.Jo monster ty e kodoshin tende she blendi ju njohin mire shqiptaret si parane kuqe.Prandaj mashtruesit,komunistat e spiunte bijte e bijat e ktyre ndytsirave nuke i voton populli.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In