• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Komunisti më i vjetër në parlament është Sali Berisha’

by Java News
13/09/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Taulant Balla

Më vjen mirë të them në fillim të këtij sesioni të ri parlamentar se:

25 Qershori ishte një ngjarje që ndryshoi jo vetëm fatin e pushtetit,  por edhe të opozitës.

Ne, shumica, dhe opozita, këtë rradhë, kemi një fat të përbashkët.

Për shkak të vendimit të sovranit, ne nuk e kemi betejën me njëri tjetrin, por me veten.

E kemi ne me veten se shqiptarët na “kanë dënuar” të qeverisim në këtë mandat me duar të lira, ose të dështojmë.  E keni dhe ju me veten, pasi shqiptarët u kanë dënuar ose të ndryshoni ose dështoni.

Edhe pse duket i tepëruar dhe shpesh pa përmbatje, debati brenda opozitës, është produkt i 25 Qershorit,  dhe duhet t’ia dini për nder shqiptarëve.

Duhet t’ia dini për nder, pasi nuk besuat për katër vjetë ata që ishin me shpirt e zemër me ju dhe që u thoshin ndryshoni,  por besuat në instiktin e pushtetit, se duke rezistuar në emër të pushtetit të vjetër, mund të vinte sërisht dita juaj. Besuat atë që nuk besojnë shqiptarët dhe kjo ka një çmim.

Për fat të keq opozita ende nuk ka mbaruar betejen me vete, që të nisë betejën për Shqipërinë.  Nëse ndryshoni mendje, e vendosni ti shërbeni Shqipërisë.  Ne këtu jemi. Sa më shpejt aq më mirë për ju.

Kryeministri në emër të shumicës qeverisëse,  ju shprehu të gjithëve ju opozitarë tanë historikë por edhe opozitarëve rishtarë të LSi, gatishmërinë tonë, që të ulemi në një tryezë të hapur për gjërat e mëdha.

Në mungesë te një përgjigjeje për këtë ftesë,  duhet te kuptoni se ju gënjen mendja se mund të bëheni heronj të shqiptarëve me gjuhën që përdori sot Lulzim Basha.  Jo! Shqiptarët duan njerëz që bëjnë beteja për Shqipërinë. Kuptoje. Në Shqipëri nuk fiton kush i frun zjarrit të konfliktit. Zoti Basha, po fjalose edhe herë të tjera si në këtë seancë, ishe më mirë kur nuk ishe.

Mos tu gënjejë mendja se shpikni histori me blerje votash dhe manipulime dhe u besojnë shqiptarët.

Jo shqiptarët e dinë vetë për kë kanë votuar!

Mos tu gënjejë mendja se zëvendësuat një gardë politikanësh rivalë, me një grup të zgjedhurish rishtazi, dhe mendoni se tani ju besojnë shqiptarët.

Jo ata duan të shikojnë ata që besojnë në krye të tyre. Dhe lereni këtë debatin për votat e Gramoz Ruçit se nuk është as në nderin tuaj, as të Kuvendit.

Gramoz Ruçi ka në këtë Kuvend vota më shumë se çka pasur ndonjë kryetar kuvendi më parë, dhe për hirë të së vërtetës nuk i ka për shkak se është socialist, por se është Gramoz Ruçi.

Nëse do ishte ndonjë socialist tjetër,  do kishte më pak.  Dhe lereni këtë debatin për votat e Gramoz Ruçit se nuk është as në nderin tuaj, as të Kuvendit.

Gramoz Ruçi ka në këtë Kuvend vota më shumë se çka pasur ndonjë kryetar kuvendi më pare.

Për hirë të së vërtetës nuk i ka për shkak se është socialist, por se është Gramoz Ruçi.  Nëse do ishte ndonjë socialist tjetër,  do kishte më pak.

Sa për antikomunizmin tuaj dhe merakun për të po u them diçka. Ky Kuvend nuk bëhet më pak antikomunist se është Gramozi në krye. Gramozi ka qenë një ish komunst i viteve tetëdhjet, kurse ne këtu kemi dhe ish komunist të viteve 60 si Berisha.

Pra nuk e ka ky rekordin e komunistit më të vjetër në Kuvend e ka Saliu.

Ky Kuvend mund të jetë më pak antikomunst se të tjerët, por jo për faj të socialistëve. Ne këta kemi qenë këtu dhe mandatin e shkuar.

Të vetmit antikomunistë që ishin këtu, nuk i zbuam ne, i zboi Luli natyrisht dhe Saliu.

Që të jem i drejtë me ju, edhe ata nuk i hoqët si antikomunistë, por se si rrezik për karrierën tuaj. Puna juaj, nuk dua tu ndërhyj.

Por mos u ankoni për mungesë antikomunistash në Kuvend, kur hiqni nga Kuvendin Patozin si Student Dhjetori dhe Topallin si familje antikomuniste.

Kur thashë që në fillim se ashtu si opozita edhe ne socialistët e kemi betejën me vete,

kam parasysh betejën që na pret për ti çliruar shqiptarët nga makthi i stërkëmbshave politike për interesa personale, kundër interesit të Shqipërisë.

Me mundësinë që më jep fjala në emër të Grupit, do të doja të nënvizoja cilësitë themelore që do të përbëjnë edhe shtyllat kryesore të sjelljes sonë, si qeveri, si grup parlamentar, edhe si parti socialiste në cdo cep të Shqipërisë.

Më 25 qershor 2017 shqiptarët folën qartë.

“Shqipëria që ata Duam”, është një Shqipëri europiane, me shtet ligjor, ekonomi të zhvilluar, punësim dhe mirëqenie për çdo qytetar shqiptar.

Kjo është beteja jonë, suksesi ose dështimi ynë.

Dua t’i them sot çdo njeriu të zakonshëm dhe çdo familje të zakonshme të këtij vendi, se ne nuk do t atradhëtojmë besimin e tyre.

Ne do të përpiqemi ti japim Shqipërinë një emër të mirë, një pamje të mirë, dhe mbi të gjitha një vend më të sigurt.

Nuk e kam fjalën vetëm për ndryshimet në infrastukturë, në mbarimin e rrugëve dhe autostradave kryesore dhe rrugëve rurale në fshtara,  apo në  ndryshimin e qyteteve, por dhe në inevstime që nxisin zhvillimin, rrisin punësimin dhe japin shpresë se këtu mund të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë.

Vetëm kështu mund ti mbajmë të rinjtë shqiptarë që janë në dilemën për ta lidhur jetën me këtë vend apo emigracionin.

Imazhi i Shqipërisë nuk është çështje propogande, por çështje zhvillimi.

Thirrja ime për opozitën të mbajë dorën në të sharat për Shqipërinë dhe imazhin e saj.

*Shqipëria ka nevojë për reforma dhe reformat kanë dhimbjen dhe koston e tyre.

Të jeni të sigurt se ne do të qeverisim me kurajë, me ritëm të lartë, me vendosmëri të madhe përballë çdo kundërshtie apo rezistence për ruajtjen e status quo-së ku jemi.

Dhe në këtë pikë ne duam që këtu në Kuvend, ligjet për reformat e rëndësishme, t’i bëjmë së bashku. Se ligjet nuk i duam për vete pëor për Shqipërinë dhe cdo opozitë e juaja në përbmajten e tyre do të vlej.

E vetmja gjë që nuk vlen është bojkoti dhe mospjesmarrja në këto debate. Ato jo vetëm që nuk na përmirësojnë, por dhe mund të na lënë të gabojmë pa pjesmarrjen tuaj. Ju folët këtu për reformën zgjedhore. Po sigurisht. Ne i qëndrojmë domosdoshmërisë për reformë zgjedhore, e cila duhet të ketë në themel votën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Të jeni të sigurtë që në këtë mandatit të ri nuk do t’ju mungojë gatishmëria jonë vazhdueshme për dialog me ju.

Hajdeni pra. Të mos humbasim më kohë, por të ulemi dhe ta bëjmë së bashku realitet votimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ne duam të adaptojmë një sjellje proaktive ndaj jush, që keni detyrën po aq të rëndësishme, në shërbim të interesave të Shqipërisë.

Më duhet ta ripërsëris, Ju, me cfarë fjalosët edhe në këto seancë të parë, nuk duket se e keni kuptuar votën e 25 qershorit.

Por për ne është detyrim i mandatit dhe i përbërjes së atyre që na votuan në këto zgjedhje që na kërkojnë bashkëpunimin me, jo sipas traditës së vjetër.

Por, ama nuk do të qëndrojmë në vend asnjëherë duke ju pritur ju, kur është koha për të vazhduar përpara me detyrat tona ekzekutive.

Po të kishim pritur ju, Shqipëria nuk do të kish hedhur hapin e madh drejt familjes Europiane, me reformën në drejtësi.

Është në interes të Shqipërisë ndërmarrja e një reforme të thellë problemeve të trashëguara të organizmit shtetëror që pengojnë shtetbërjen dhe rritjen ekonomike.

Ka shumë sektorë në Shqipëri që duhen reformuar në sistem, të tjerëve u duhen ristrukturuar mekanizmat mbikqyrës, dhe cfarë duhet bërë urgjentësisht është rivlerësim total i burimeve njerëzore.

Është në interes të Shqipërisë suksesi në luftën për zhvillimin ekonomik dhe kundër korrupsionit.  E për këto qëllime.

Ne si Kuven, presim që:

Programi“ 1 miliardë për Rindërtim” të vijë më së voni, në fundvjeshtë këtu për miratim.

Më në fund pas 25 vitesh, ne do të kemi një qasje krejt të re buxhetore në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujit, shkollat dhe spitalet.

Ne nuk mund të vazhdojmë më të presim vite e vite për të mbaruar një rrugë, sepse kaq lekë kemi.

Duhet të ndërhyjmë menjëherë, qysh në buxhetin e vitit 2018, në shkollat ku dje mësimi folloi në kushte të papranueshme.

Dëgjova opozitarë të rinj e të vjetër të shprehen kundër shkrirjeve të plota të disa hallkave të kalbura strukture shtetërore.

Miqësisht do t’i kishit mbrojtur më mirë po të mos kishit folur.

Është në interes të shqiptarëve, që drejtoritë e ashtuquajtura të bujqësisë, bordet e famshme të kullimit, ose e famshmja “policia gri”, të shkrihen që nesër në mbledhjen e parë të qeverisë, sepse këto kështu si kanë qenë deri më sot, nuk i duhen njerëzve të thjeshtë.

Ne duhet ta ulim peshën e administratës në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të kompanive dhe të bizneseve.

Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta  dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, aseteve kriminale apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar përbëjnë një tjetër prioritet për ne.

I japim gjithë mbështetjen e Qeverisë së re për të kthyer në një realitet të konsoliduar atë çfarë arritëm qysh këtë vit – heqjen e vendit tonë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit.

Në kuadër të këtij procesi të hetohet çdo pasuri, të luajtshme dhe të paluajtshme që është krijuar nga të ardhura të pajustifikuara dhe më së shumti të rrjedhura nga trafiku i drogës.

Në zbatim të planit kombëtar të veprimit kundër kultivimit të kanabisit, Qeveria të krijojë një sistem efiçent mbështetjeje për zhvillimin e ekonomisë bujqësore në territoret e prekura nga kjo dukuri.

Të nderuar deputetë.

Për herë të parë Shqipëria po nis një sesion të ri parlamentar me një garë të madhe të shumicës me veten për të hedhur hapin e madh të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropain dhe për të shtruar rrugën përfundimtare drejt anëtarsimit në Bashkimin Evropian.

Një Shqipëri evropiane kërkon, jo vetëm një qeveri evropiane, por dhe një opozitë të tillë.

Mos humbisni kohë me debate të kota, mos anatemoni marrëveshjet dhe komproimset, pasi ato e bëjën më evropiane këtë vend.  Anatemoni ndasitë dhe llogjikën e agjentëve dhe armikut të brendshëm e të jashtëm.

Është shansi që na jep 25 Qershori për të kuptuar të gjithë se pavarësisht çfarë i themi njëri tjetrit këtu, pavarësisht se më çfarë më thotë mua Berisha dhe unë atij,  shqiptarët dinë ta bëjnë diferencën dhe e bënë më 25 Qershor.

Merreni seriozisht atë mesazh, që tu marr serizoisht dhe populli.

Faleminderit.

Next Post
Renditja/ Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri (një grua dhe një deputet në listë)

Renditja/ Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri (një grua dhe një deputet në listë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

October 21, 2026
Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

October 21, 2026
“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In