• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompromisi/ PS kërkoi ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, të përfshihej dhe dënimi i Berishës! ‘Rithemelimi’ e refuzoi

by Java News
22/05/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste i ka kërkuar përfaqësuesve të ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës kompromis për të hartuar një rezolutë të dakordësuar, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, duke përfshirë edhe elemente të tera në tekstin e dokumentit. Konkretisht, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar propozuesit e rezolutës, deputetit Tirtan Shehu, që në tekstin e rezolutës të përfshihej edhe dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës me Millosheviçin, para, gjatë dhe pas masakrës së Srebrenicës.

Balla e ka vënë theksin tek thyerja e embargos së OKB-së nga Sali Berisha, duke furnizuar me naftë makinerinë e luftës së me Millosheviçit, pikërisht në vitin 1995, që përkon me masakrën e ‘kasapit të Beogradit’ në Srebrenicë. Ofertën për kompromis PS-ja e ka artikuluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në 11 maj 2022, një ditë para se rezoluta sipas versionit të ‘Rithemelimit’ të rrëzohej në Parlament.

“Nëse në korrik të vitit 1995 ne kemi ende diçka të pashprehur që unë jam dakord, dhe këtu po të ftoj pastaj kompromisin; meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 1995, bujrëm, të ndëshkojmë me deklaratë edhe Presidentin e Shqipërisë së asaj kohe, Sali Berisha, Parlamentarizmi dhe politika janë arti i kompromisit dhe unë po të ofroj kompromisin.

Kompromisi është, bujrëm, të bëjmë një deklaratë për këtë çështje, ku pjesë të deklaratës së Kuvendit, të rezolutës së Kuvendit, të jetë dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës, të kompanisë “Shqiponja” në furnizimin me karburant të regjimit të Milosheviçit, i cili ua transferonte Mlladiçit dhe Karaxhiçit që vrisnin jetë të pafajshme.

Dakord, bujrëm, si pjesë e rezolutës të përfshihet edhe kjo çështje; nëse jo, s’biem dakord. Meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik 1995, meqenëse ju e keni furnizuar makinerinë vrasëse, dhe s’ka asnjë dyshim, se ky është një fakt që tashmë dihet botërisht, natyrshëm, të dënojmë edhe ata që e furnizuan makinerinë, që thyen embargon e Kombeve të Bashkuara, që shtrinë tubat në liqenin e Shkodrës për të furnizuar me karburant makinerinë vrasëse dhe e bëjmë rezolutën”, ka propozuar Balla.

Furnizimi me naftë i Millosheviçit tashmë është pranuar publikisht edhe nga vetë Sali Berisha. Furnizimi me naftë është bërë përmes kompanisë ‘Shqiponja’ të PD-së, ku si për ironi, administrator i saj ka qenë pikërisht Tritan Shehu. Gjithsesi, deputeti Shehu nuk e ka pranuar propozimin e Ballës për ndryshimin e tekstit të rezolutës së publikuar.

“Duhet të jemi seriozë, këtu ka një procedurë parlamentare, është paraqitur një rezolutë nga një grup kolegësh dhe kjo nuk ndryshon, të cilën ose mund ta votoni, ose mund të mos e votoni. Dakord, mund të mos e votoni, atëherë e hapim debatin nesër në seancë plenare…

Këtu nuk bëhen diskutime teorike të heqim këtë pjesë apo atë pjesë, sepse nuk ka të tilla gjëra, ky është materiali i saktë ose merreni, ose lëreni. Kaq. Nëse nesër nuk futet në rend dite, atëherë në atë debatin 10-minutësh që na përcakto Rregullorja do të diskutojmë për këtë çështje, pastaj vazhdojmë përsëri. Por ta keni parasysh se Rregullorja e thotë qartë: brenda 30 ditësh duhet futur në rend dite”, ka pohuar deputeti Shehu./m.j

Next Post
Tentativat për të “çarë rrethimin”/ Berisha refuzohet, Këlliçi takim me kongresmenët amerikanë: Ja çfarë u diskutua

Tentativat për të "çarë rrethimin"/ Berisha refuzohet, Këlliçi takim me kongresmenët amerikanë: Ja çfarë u diskutua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In